Meta në Pejë: Investime pejane në bujqësi në Shqipëri

583
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Komunën e Pejës në Kosovë. Në këtë vizitë, Kryetari i Kuvendit është takuar me Kryetarin e kësaj komune, z. Gazmend Muhaxheri. Gjatë takimit, Meta vlerësoi iniciativat sipërmarrëse të banorëve të Pejës, ndërsa theksoi nevojën për rritjen e shkëmbimeve dhe të investimeve mes dy vendeve. “Pejanët janë sipërmarrës të shkëlqyer. Do të shtojmë shkëmbimet mes dy vendeve. Ndërsa do të nxisim pejanët që të investojnë në Shqipëri në sektorin e bujqësisë”, – tha Meta.
Ndërkaq, në një prononcim të shkurtër për mediat gjatë vizitës në Pejë, z. Ilir Meta komentoi edhe situatën politike në Kosovë, duke thënë se kriza politike duhet të gjejë zgjidhje përmes dialogut. Kryetari i Kuvendit, z. Meta theksoi se imazhi i mirë i Kosovës i kontribuon edhe Shqipërisë. 
“Zgjidhja është gjithmonë përmes dialogut, respektimit të institucioneve dhe bashkëpunimit. Besoj se kanë ende mjaft hapësira për të rivendosur dialogun dhe për të punuar për zgjidhje të përbashkëta, sepse të gjithë besojmë se të gjitha forcat politike janë të përkushtuara për të mirën e Kosovës”, – deklaroi z. Ilir Meta.
Sigal