Meta në Novoselë: Politikanët mos marrin vendime bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit

481
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, njëherësh kryetar i Kuvendit, ka qenë sot në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me anëtarësinë e partisë në Novoselë të Vlorës. Në këtë takim, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, dhe Prof.Shezai Rrokaj, anëtar i kryesisë së LSI, kryeparlamentari u ndal tek situata politike të vend.

Teksa vuri theksin në rëndësinë e konsensusit dhe të bashkëpunimit, Meta tha se politikanët nuk duhet të marrin vendime të nxituara, bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit.

“Ne politikanët shqiptarë duhet të marrim vendime të rëndësishme. Këto vendime duhet të merren bazuar në dashurinë për vendin e përgjegjshmërinë për të ardhmen e tij. Jo vendime bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit”, u shpreh Meta gjatë takimit në Novoselë.
Sigal