Meta në njësinë 5: Opozita po dëmton standardin e zgjedhjeve

502
Në një takim me banorët e njësisë numër 5 në kryëqytet kreu i LSI, Ilir Meta akuzoi opozitën se po dëmton standardin e zgjedhjeve nëpërmjet incidenteve të sajuara.
Ilir Meta: Për interesa të tilla përpiqen të cënojnë standardin e zgjedhjeve, përpiqen të krijojnë incidente të paqena dhe të pandodhura dhe në këtë mënyrë demotivojnë anëtarët e tyre për të marrë pjesë në votime. Në këtë mënyrë lënë në balte edhe disa kandidatë të mirë që ata kanë. Kalojnë edhe në absurditete të tilla që nuk i bësojnë as ata vetë kur thonë se pas të fitojmë në në 21 qershor më 22 do bëjmë zgjedhje të reja. Ata nuk kanë as numrin e deputetëve të firmosin nocion për rrëzimin e qeverisë dhe jo më të bëjnë zgjedhje të reja.
Në një kohë kur debati për shit-blerjen e votave është në kulmin e tij, kreu i LSI deklaron se për mazhorancën është standardi iz gjedhjeve dhe jo rezultati i tyre.
Ilir Meta: Për ne më e rëndësishme është standard ii zgjedhjeve dhe jo rezultati i tyre. Aq më tepër që këto jkanë zgjedhjet vendore.
Meta i shoqëruar edhe nga kandidatë të LSI për këshillin bashkiak të Tiranës kërkoi nga njësia 5 votën për kandidatin e ASHE Erion Veliaj.
Sigal