Meta në Kosovë, takon Ramush Haradinajn

439
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, pas një takimi më homologun e tij nga Kosova, Kadri Veseli në orët e vona të gjatë ditës së djeshme, sot në orët e mëngjesit ka takuar edhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.

“Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Ramush Haradinajn sot në orën 09:00”, ka thënë Nitaj. Qëllimet e Metës për të takuar liderët institucional dhe ata të opozitës nuk dihen saktësisht, por vizita e tij mund të jetë për të ndërmjetësuar nisjen e një dialogu mes opozitës dhe Qeverisë për të tejkaluar krizën politike për shkak të përplasjeve të ashpra mbi marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe Malin e Zi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka ofruar dialog pa kushte opozitës për të hënën, mirëpo opozita menjëherë përmes një konferencë për shtyp e refuzoi kërkesën e kryeministrit. Opozita e bashkuar ka kërkuar nga Qeveria që fillimisht të tërheq marrëveshjet për t’i hapur rrugë dialogut.
Sigal