Meta në Konventën Zgjedhore të LSI-së: Transparenca dhe llogaridhënia përpara qytetarëve rrit besimin e qytetarëve tek politika

440
Sigal

Kryetari i Lëvizjes Socialiste
për Integrim z.Ilir Meta, fjalimi i Konventës Zgjedhore LSI – “NJË SHANS Për Të
Gjithë”

 

 

 

Kryetari i Lëvizjes
Socialiste për Integrim, zoti Ilir Meta, falenderoi çdo anëtar të LSI, që me
përgjegjësi dhe me angazhim aktiv, mori pjesë në këtë proces “për të kontribuar
për një model më cilësor për politikën tonë, që të ketë impakt për shëndetin demokratik të të gjithë shoqërisë.” Zoti Meta falenderoi
veçanërisht dy kandidatët, profesor Shezai Rrokaj dhe deputetin Përparim
Spahiu, “për pjesëmarrjen dhe grindën që i dha këtij procesi, sidomos me
larminë e propozimeve të tyre për një qeverisje më të mirë të vendit dhe për
një LSI më të mirë, më vitale dhe më konkurruese.”

“Unë besoj se procesi i
zgjedhjeve në LSI, së bashku me proceset e tjera të cilat do diskutohen dhe do
të vendosen në këtë konventë, si ndryshimi i statusit dhe miratimi i platformës
politike, do të kenë një impakt të fortë sot dhe sidomos për të ardhmen,”
theksoi ai.

Kryetari i LSI-së nënvizoi
qëllimin që LSI të forcojë parime themelore për partitë e shëndetshme politike
si kolegjialiteti, llogaridhënia dhe transparenca.

“Transparenca dhe
llogaridhënia përpara qytetarëve në radhë të parë, është rruga që na forcon
lidhjet me ta, që na e konsolidon profilin tonë politik, që rrit besimin e
qytetarëve tek politika dhe i siguron ata se ajo nuk e ka humbur sensin e
realitetit apo arsyen kryesore të ekzistencës së saj,” theksoi ai.