Meta në Konventën Zgjedhore të LSI-së : Jo më deputetë kriminelë në Kuvend, shpresojmë konsensus për listat e hapura

71

LSI shumë shpejt do të paraqesë në Kuvend
propozimet për ndryshimet në kodin zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR.

Në konventën kombëtare zgjedhore të
LSI-së kryetari Meta vuri theksin tek dekriminalizimi duke nënvizuar se nuk
mund të hyjnë më kontrabandë  individë me rekorde kriminale ndërsa shtoi
se shpresonte në gjetjen e një komprozimi për listat e hapura.

Në paketën e propozimeve do të jetë edhe
vota e emigrantëve

Ilir Meta: Në këtë konventë si kryetari i
LSI-së angazhohem për të realizuar me përgjegjshmëri maksimale të gjithë
detyrimet që vijnë nga ligji i dekriminalizimit me qëllim përsosjen e mëtej. As
të mos i shkojë mendja ndokujt me probleme serioze që të hyjë e përfaqësojë
shqiptarët në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk mund të hyjmë më kontrabandë individë
të tillë me rekorde kriminale.  Jo vetëm kaq ky nuk është ndonjë sukses i
madh, kemi detyrim që në kuvendin e Shqipërisë të çojmë sa më shumë intelektualë.

Të mos çojmë në kuvend deputetë që kërkojnë tendera dhe bëjnë presione
dhe shantazhe ndaj qeverisë e ministrave, që shesin mandatet e tyre dhe të
qytetarëve. Ky është një detyrim i LSI-së dhe shpresojmë që kështu të sillen të
gjithë forcat politike në mënyrë që kuvendi i ardhshëm, pavarësisht nga
përbërja politike të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe të mos
bëhet më objekt diskutimi dhe demonizimi në Parlamentin europian dhe
institucionet europiane.

OSBE/ ODIHR me rekomandimet e qarta ka shtruar rrugën për realizimin e
zgjedhjeve të ndershme dhe me standarde. Rekomandimet e OSBE/ ODIHR duhet të
adresohen në mënyrë urgjente. Veçanërisht për të vendosur në standard të
pakompromentueshëm të transparesncës së financimit të partive,  pastërtisë
ligjore të kandidatëe dhe penalizimit të shit-blerjes e tjetërsimit të votës.

Ne si LSI kemi këto propozime

-Ndëshkime të rrepta penale për blerjen shitjen e votës dhe të gjithë
mekanizmave të ngjashëm me të

-Transparencë të plotë në financimin e partive dhe penalitete të forta
përjashtuese për ato parti e kandidatë që i shmangen kësaj transparence duke i
dhënë përgjigje të qartë ligjore këtij shqetësimi

Kemi propozuar dhe shpresojmë në një konsensus për listat e hapura si
mënyra më e drejtë për tu dhënë shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur
kandidatët më të mirë dhe më të denjë.

-Mbetemi të angazhuar për realizimin e votimit për bashkëatdhetarët
tanë në emigracion. LSI është e gatshme dhe shumë shpejt do të paraqesë të
gjithë amendamentet ligjore në këtë drejtim.