Meta në Gjirokastër: “Ju keni tradita të shkëlqyera dhe ne do t’iu mbështesim që këto tradita”

422
Në këtë aktivitet festiv, Kryetari i Kuvendit ishte i shoqëruar nga deputeti i LSI-së së Qarku Gjirokastër, z. Vangjel Tavo. 
Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Ilir Meta shprehu vlerësimet për traditat e kësaj zone, duke shtuar se investimi i munguar në infrastrukturën rrugore do të zgjidhet. Z. Meta theksoi se do të japë të gjithë kontributin e tij, që rruga që lidh krahinën e Kolonjës me akset nacionale do të bëhen sipas standardeve më të mira. 
“Kjo është një festë e rëndësishme për të gjithë ju. Është për të ardhur keq që kjo zonë e mrekullueshme të ketë probleme me infrastrukturën, por problemi i rrugës do të marrë zgjidhje shumë shpejt dhe do të jetë një prioritet i yni. Ju e dini që unë e mbaj fjalën e dhënë. Këta fëmijë që janë këtu meritojnë një të ardhme më të mirë, por edhe gjeneratat më të mëdha meritojnë një të ardhme më të mirë dhe të gjithë ata që vijnë në këtë sofër kolonjare herë pas here për të ruajtur traditat absolutisht kërkojnë që kjo zonë të ketë perspektivë, këtu të mos vihet vetëm për sofrën kolonjare, por këtu njerëzit të shikojnë të ardhmen dhe perspektivën”, – tha z. Meta. 
Kryetari i Kuvendit tha se krahina e Kolonjës ka tradita të shkëlqyera në fushën e blegtorisë dhe se kjo krahinë duhet ta shohë perspektivën e të ardhmes duke shfrytëzuar këto potenciale.
“Ju keni tradita të shkëlqyera sidomos në blegtori dhe ne do t’iu mbështesim që këto tradita të forcohen dhe të gjitha këto aktivitete të kthehen në biznese që të mos garantojnë thjesht mbijetesën e këtij populli të mrekullueshëm por të kthehen në mundësi ë të mira për të rritur mirëqenien. Besoj se do të takohemi sërish me rastin e inaugurimit të rrugës së re”,- theksoi z. Meta. 
Aktiviteti u shoqërua me këngë e valle nga ansamblet popullore të zonës.
Sigal