Meta në Fier: Qytetarët të lodhur nga retorikat e stërzgjatura, reforma në drejtësi vë theksin tek lufta kundër korrupsionit

410
Sigal

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë. Teksa theksoi se LSI është në rrugë të drejtë drejt konsolidimit si parti, Meta tha se forca politike që ai drejton po punon që t’i japë zgjidhje problemeve të qytetarëve.“Janë bërë reforma në drejtim të mirëqenies së qytetarëve. Është e vërtetë që reformat janë të dhimbshme, por ato janë të nevojshme. LSI po punon që t’i japë zgjidhje problemeve të qytetarëve. Reformat janë të bazuara tek direktivat evropiane. Qytetarët janë të lodhur nga retorikat e stërzgjatura. Reforma në drejtësi vë theksin tek lufta kundër korrupsionit”, u shpreh kreu i LSI, Ilir Meta.