Meta, në Fier: Merrni pjesë në zgjedhje, një votë më shumë, një obligim për Subashin

417
Kreu i Kuvendit ilir Meta nga qyteti i Fierit tha se ndërsa opozita shpif dhe shan, mazhoranca propozon zgjidhje dhe ofron mundësi më të mira për qytetarët. Ndërsa ka prezantuar kandidatin e ASHE-së Armando Subashin, Meta tha se e vetmja fjalë që ka kuptim, por që nuk ka nevojë të thuhet pasi kuptohet është Fitore. ” Ndërsa të tjerët shpifin e shajnë ne propozojmë zgjidhje dhe ofrojmë mundësi më të mira për familjet e Fierit që ndeshen me vështirësi. Edi që këtu e vetmja fjalë që ka kuptim dhe që s’ka nevojë të thuhet se kuptohet është fitore. Po e mbyll duke uruar një fitore të thellë e të jashtëzakonshme që do të vijojë përmes një pjesëmarrje të madhe. U bej thirrje qytetarëve të Fierit të marrin pjesë në zgjedhje jo se ne kemi frikë nga humbja, por se çdo votë me shumë është një obligim më shumë për Armandon”, tha Meta. Ndërsa Subashi tha se politikat e tyre duhet të japin më shumë zhvillim, punësim dhe jetë bashkisë së madhe të Fierit. Ai tha se do të certifikohen të gjitha pronat dhe se fermeri do të jetë pronar i tokës së vet. “Fund azhornimit të tokave bujqësore. Do të bëhet certifikimi i të gjitha pronave, fermeri duhet të jetë pronar i tokës së vet dhe ne do ia bëjmë këtë më kosto minimale. Kanalet vaditëse do të rregullohen duke anashkaluar përmbytjet në dimër dhe thatësirën në verë”, tha Subashi.
Sigal