Meta në Bruksel, takon komisionerin Hahn: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë

431
Sigal

Suksesi i
reformës së drejtësisë dhe ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri do të
prodhojë lajme të mira për gjithë rajonin e Ballkanit, i cili ka nevojë për
momente pozitive. Kështu është shprehur eurokomisioneri për zgjerimin Johannes
Hahn, gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Suksesi i reformës së drejtësisë
dhe ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri do të prodhojë lajme të mira për
gjithë rajonin e Ballkanit, i cili ka nevojë për momente pozitive. Kështu është shprehur eurokomisioneri për
zgjerimin Johannes Hahn, gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Hahn tha, se Shqipëria ka shënuar progres në
përmbushjen e prioriteteve duke falënderuar kreun e Kuvendit për mbështetjen e
vazhdueshme gjatë miratimit konsensual në Kuvend, dhe në fazën e zbatimit me
sukses të reformës në sistemin e drejtësisë, e cila është kyçe për integrimin
evropian të vendit. Meta nga ana e tij shprehu mirënjohjen për Hahn për punën e
Komisionit Evropian në hartimin e progres-raportit të fundit për Shqipërinë dhe
rekomandimin pozitiv në mbështetje të hapjes së negociatave për anëtarësim. “Shqipëria shpreson
që edhe Këshilli të ndajë të njëjtin opinion me Komisionin, gjatë mbledhjes së
tij të ardhshme gjatë këtij muaji”,
 u shpreh z. Meta. Bashkëbiseduesit u
ndalën edhe në situatën në rajon ku theksuar, se Ballkani ka nevojë për forcim
të stabilitetit, ndërlidhjes dhe sigurisë.

 

Meta në takimin me kreun e PE, Martin Shulc: Mirënjohje kontributit të PE

 

Kryeparlamentari shqiptar Ilir
Meta është takuar me kreun e Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Kreu i PE-së theksoi se
polarizimi dhe mungesa e bashkëpunimit dëmtojnë integrimin e Shqipërisë. Kreu i
Kuvendit, Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të PE-së për
integrimin. Ai ka falënderuar Schulz për mesazhet inkurajuese në Tiranë dhe
rolin e eurodeputetëve Knut Fleckenstein dhe Eduart Kukan për reformën në
drejtësi dhe integrimin.

Schulz nga ana e tij vlerësoi
rolin e kryeparlamentarit Meta për konsensus dhe dialog politik.

Të dy bashkëbiseduesit kanë folur
për programet e mbështetjes për të rinjtë shqiptarë dhe kapacitetet e tyre
profesionale.