Meta nderon shoqatën ‘Bashkësia Dibrane’ me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

475
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar shoqatën Bashkësia Dibrane për kontributin e shquar atdhetar në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e traditës dibrane, duke e nderuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

‘Për kontributin e shquar dhe atdhetar në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e traditës dibrane, në veçanti të vlerave të Dibrës së Madhe, si dhe bashkësisë tradicionale dibrane në Tiranë, pata sot kënaqësinë dhe nderin të vlerësoja Shoqatën “Bashkësia Dibrane” dhe disa personalitete të shquara të kësaj treve, me titullin Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Për shqiptarët Dibra është shumë e shtrenjtë. Sepse mbijetesa e dibranëve është e lidhur ngushtë me mbijetesën e gjithë kombit shqiptar.

Kjo qëndresë e përbashkët i ka rrënjët tek shkalla e lartë e atdhedashurisë, solidariteti, sakrifica, përkushtimi dhe kontributi i gjithë brezave dibranë ndër shekuj. Ata janë ndjerë përherë ballëlart dhe krenarë para historisë, sepse nuk ka etapë të luftës për liri të kombit shqiptar që ata të mos kenë gjurmët e kontributit të tyre.

Malet e Dibrës ngelën përherë bastioni dhe barrikadat e para të betejave për liri e pavarësi. Ndaj dhe unë jam shumë i lumtur që u ngjita në majën e Korabit, ku mësova se maja më e lartë është 2764 metra, dhe jo 2751 metra.

Korabi ishte “rritur” dhe kjo është shenjë e mirë.

Më mirë të rritet mali se sa të zbresë, aq më tepër për ne që e kemi origjinën nga trevat malore dhe që shpesh urojmë: “Malet tona më të larta”