Meta-Mustafës: LDK të vazhdojë kontributin në proceset e integrimit evropian

619
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa priti sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në Prishtinë në kuadër të një vizite zyrtare.
Gjatë takimit Presidenti Meta e ftoi kryetarin Mustafa dhe LDK-në që të vazhdojnë të japin kontribut për t’i çuar përpara proceset për integrimet evropiane.
Sipas një njoftimi të LDK-së, në takim u bisedua për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe kontributin e saj në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë.
Mustafa e njohu Presidentin Meta me zhvillimet politike në vend dhe me mbarëvajtjen e procesit të fushatës për zgjedhjet lokale. Mustafa dhe Meta u shprehën se suksesi i Kosovës është sukses i Shqipërisë dhe anasjelltas.
Sigal