Meta: Mesazhi i LSI-së, është një mesazh bashkëpunim, harmonie, përfshirjeje

451
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të zonës së Kodër Kamzës dhe Bregut të Lumit në Njësisë administrative nr. 11 të Bashkisë së Tiranës.

Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, qytetarë, simpatizantë, etj.

Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit, z. Meta u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është partia politike, që mbështet bashkëpunimin, harmoninë dhe përfshirjen dhe se aty e gjejnë vetëm gjithnjë e më shumë të rinj e të reja.

“Mesazhi i LSI-së, është një mesazh bashkëpunimi është një mesazh harmonie, përfshirjeje, te kjo forcë e gjejnë veten gjithnjë e më shumë shqiptarë e gjithnjë e më shumë të rinj dhe të reja. Sepse të rinjtë e të rejat i bashkon padurimi për një të ardhme sa më të mirë në mënyrë që ata të kenë një arsim sa më cilësor të kenë një formim profesional sa më të përshtatshëm në mënyrë që të kenë edhe mundësi për vende pune të mirëpaguara që të përballojnë kostot e jetesës së tyre”, – tha Kryetari i Kuvendit, duke shtuar se të rinjtë e duan Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi kjo forcë politik u jep besim të rinjve.

“Të rinjtë dhe të rejat e duan këtë forcë politike, sepse aty gjejnë veten dhe të rinjtë e të rejat e duan LSI-në, sepse për LSI-në të rinjtë janë të parët. Të rinjtë e duan LSI-në sepse LSI u jep besim të rinjve”,- theksoi z. Meta.
Sigal