Meta mesazh për Ramën: Pse zgjodhëm Fierin për mitingun e mbylljes së fushatës

494
Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha nga mitingu permbylles i fushates elektorale ne Fier se jo me kot ishte zgjedhur ky qytet per te bere mbylljen e fushates.
“Jo rastësisht mitingun e fundit e lamë këtu në Fier, në kryeqendrën historike të socialistëve dhe të progresistëve. Asnjëherë ky shesh s’ka qenë kaq i madh, kaq i bukur dhe me kaq të rinj dhe të reja. Anjëherë ky shesh s’ka qenë kaq i kuq dhe me kaq shumë shpresë. Kjo ndodh se këtu nuk janë bashkuar vetëm anëtarët e LSI por këtu janë shumë më tepër, janë gjithë socialistet e ndershëm të Fierit që u mashtruan nga partia. Mavia e tmerruar besoj e dëgjuat dje i bëri thirrje PD për ta ndihmuar. Tani i thonë PD aman na shpëto. Na shpeto nga ky uragan mbarëpopullor. Mavia tani do iki njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i Shqipërisë se përfaqëson drejtimin më të vjdtër, shtypës ndaj qytetarëve të thjeshtë”.
Duke iu referuar rastit të dhunimit të një 18-vjeçari në Zharrëz, Meta tha:
“Këtu janë gjithë ata që e kuptuan se mavija punon për oligarkinë dhe xhepat e saj, ata që se pranojnë dot dhunën presionin për të mos votuar për alternativën që duan. Janë ata që dhuna ndaj një 18 vjeçari në Zharrëz, që u godit pabesisht nga kreu i mavisë atje në Zharrëz, me projektin e të 9-it në listë. Nuk mund të pranojnë fierakët se iu kujton dhunën që Berisha bëri në ‘94 në Libofsh”.
Sigal