Meta merr një premtim nga Princi Albert II i Monakos për projektin e Sazan-Karaburunit

627
Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot në Marsejë me Princin Albert II i Monakos, prej të cilit ka marrë një premtim lidhur me një projekt të rëndësishëm në Shqipëri. Detajet e bashkëbisedimit që pati me të, Meta i ka rrëfyer vetë në një shënim në FB:
“Sot në Marsejë pata një takim të mrekullueshëm me lartësinë e tij, Princin Albert II të Monakos. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, sidomos në çështjet e Mesdheut dhe të ruajtjes së mjedisit, ku ai shquhet për përkushtimin dhe angazhimin e tij serioz.
Ramë dakord në veçanti për projektin e rëndësishëm të Sazan-Karaburunit, të cilin ai u angazhua se do ta vizitojë gjatë vitit të ardhshëm.
Sigal