Meta merr mesazh urimi nga Presidenti i Serbisë, Vuçiç: Do të zhvillojmë marrëdhëniet

499
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës pas marrjes së detyrës si President i Shqipërisë. Vuçiç në mesazhin e dërguar shpreh bindjen se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet. “Me rastin e inaugurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, Ju dërgoj urimet më të përzemërta me dëshirat më të sinqerta për ushtrimin e suksesshëm të kësaj detyre të lartë. Jam i bindur se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet të bashkëpunimit tonë, në interesin më të mirë reciprok të qytetarëve tanë” shkruan Vuçiç. Pas vizitave të Ramës në Beograd dhe Vuçiç në Tiranë filloi një erë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa aktualisht dy vendet janë në një betejë të fortë diplomatike për ekstradimin e ‘Ballistit’. Ismail Morina është ndaluar në Kroaci pas fletë-arrestit të Serbisë, por Tirana po lobon fuqishëm në rrugë diplomatike për të penguar ekstradimin e tij, ndërsa Vuçiç pak ditë më parë u shpreh se nuk negociojmë për ekstradimin e autorit të dronit në ndeshjen e para tre viteve në Beograd.
Sigal