Meta merr mesazh falënderimi nga Cyril Muller: Jam i impresionuar për angazhimin tuaj

503
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka marrë një mesazh falënderimi nga Zëvendës Presidenti Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore i Bankës Botërore, z. Cyril Muller.

Në letrën drejtuar z. Meta, Zëvendës Presidenti Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore i BB vlerëson shkëmbimin e pikëpamjeve dhe diskutimin mbi trajektoren e zhvillimit të vendit dhe reformave kyçe.

“Do të dëshiroja t’ju falënderoja për shtjellimin e pikëpamjeve tuaja, përfshirë progresin për Reformën në Drejtësi, kritike për rrugën e integrimit në BE të Shqipërisë. Jam i impresionuar nga angazhimi juaj i fortë për të çuar përpara këtë punë të rëndësishme, e cila është e domosdoshme për rritjen e transparencës, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Vëmendja e vazhdueshme për implementimin e reformave është kritike për rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe rimëkëmbjen e saj. Sikurse diskutuam, progresi në zbatimin e kontratave dhe ekzekutimin e kolateraleve është kritik për thellimin e stabilizimit të sektorit financiar dhe rritjes së kredisë”, – thotë z. Muller.

Z. Cyril Muller. Shprehet se ndihet i inkurajuar nga progresi i bërë nëpërmjet projekteve të financuara nga Banka Botërore dhe shpreh kënaqësinë që disa çështje të implementimit që u diskutuan gjatë takimit vitin e shkuar në Washington, tashmë janë zgjidhur. 

“Mbështetja juaj e vazhdueshme për implementimin e suksesshëm të projekteve të financuara nga Banka Botërore është tejet e vlerësuar. Përfitoj gjithashtu nga ky rast të evidentoj me kënaqësi lidershipin tuaj për të ndërtuar konsensus në Parlament, mbi çështje të rëndësishme të legjislacionit që lidhen me agjendën e reformave të qeverisë në mjaft fusha që janë gjithashtu të mbështetura nga Banka Botërore”, – theksohet në mesazhin e z. Cyril Muller, Zëvendës President Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore i Bankës Botërore.
Letra e plotë e Zëvendës Presidentit Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore të Bankës Botërore, z. Cyril Muller
I nderuar Kryetar i Kuvendit,

Ishte kënaqësi të takohesha me ju gjatë vizitës time të fundit në Shqipëri. Unë vlerësova shkëmbimin e pikëpamjeve dhe diskutimin tonë mbi trajektoren e zhvillimit të vendit dhe reformave kyçe. Do të dëshiroja t’ju falënderoja për shtjellimin e pikëpamjeve tuaja, përfshirë progresin për Reformën në Drejtësi, kritike për rrugën e integrimit në BE të Shqipërisë. Jam i impresionuar nga angazhimi juaj i fortë për të çuar përpara këtë punë të rëndësishme, e cila është e domosdoshme për rritjen e transparencës, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Vëmendja e vazhdueshme për implementimin e reformave është kritike për rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe rimëkëmbjen e saj. Sikurse diskutuam, progresi në zbatimin e kontratave dhe ekzekutimin e kolateraleve është kritik për thellimin e stabilizimit të sektorit financiar dhe rritjes së kredisë.

Jam i inkurajuar nga progresi i bërë nëpërmjet projekteve të financuara nga Banka Botërore dhe jam i kënaqur që disa çështje të implementimit që diskutuam së bashku vitin e shkuar, gjatë vizitës suaj në Washington, tashmë janë zgjidhur.  Mbështetja juaj e vazhdueshme për implementimin e suksesshëm të projekteve të financuara nga Banka Botërore është tejet e vlerësuar. Përfitoj gjithashtu nga ky rast të evidentoj me kënaqësi lidershipin tuaj për të ndërtuar konsensus në Parlament, mbi çështje të rëndësishme të legjislacionit që lidhen me agjendën e reformave të qeverisë në mjaft fusha që janë gjithashtu të mbështetura nga Banka Botërore.
Duke parë përpara në vazhdimin e mëtejshëm të këtij partneriteti të fortë
Sinqerisht,
Cyril Muller
Zv.President Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore – Banka Botërore
Sigal