Meta me Vujanoviç: Ne jemi ambiciozë, t’i zhvillojmë më tej marrëdhëniet me Malin e Zi

430
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një konferencë shtypi të përbashkët sot në Tiranë me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Meta tha se marrëdhëniet janë shumë të mira, por ne jemi ambiciozë për t’i zhvilluar ato më tej. Mjafton të shikosh pikën e përbashkët kufitare midis dy vendeve, kur sheh radhët e gjeta atje, kupton se ka ende vend për përmirësimin e infrastukturës atje, infrastrukturës së përbashkët.
Po ëkshtu, ne kemi një kufi të jashtëzakonshëm që na bashkon më shumë sesa na ndan, që nga Aplet, Buna dhe natyrisht dhe Adriatiku, që është një pasuri e madhe që na duhet të kujdesemi më shumë me projekte të përbashkëta mjedisi me qëllim që të dy vendet të përfitojnë nga kjo pasuri unike.
Të jeni të bindur se ka nevojë për bashkëpunim edhe me Kroacinë në drejtim ët disa projekteve madhore, siç është autostrada Adriatiko-Joniane apo i gazsjellësit jonian-adriatik.
Unë besoj se proceset do të vazhdonë. Shqipëria dhe mali i Zi janë shembull bashkëpunimi në rajon dhe besoj se do të jenë edhe në të ardhmen. Respektimi i pakicave është një gjë që do të vazhdojë të ruhet.
Pakica malazeze në Shqipëri është një pasuri e paçmuar për ne dhe do të bëjmë çdo gjë ëpr të siguruar dhe garantuar identetin e tyre kulturor si ura të pazëvendësueshme të miqësisë dhe bashkëpunimit. Të dyja vendet tona jën në momente mjaft pozitive, Shqipëria ëhstë në hapje të negociatave, Mali I Zi është më I avancuar, por e dimë që sfidat për paqen, sigurinë, respektimin e të drejtave të njeriut janë të varura nga zhvillime që nuk përcaktohen dot nga ne. Ndaj ne do të bëjmë atë që na takon si vend në rajon dhe kështu kontribuojmë maksimalisht
Sigal