Meta me të rinjtë e Fierit: Të shtojmë praktikat mësimore në ambientet e punës

464
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim me të rinjtë e Fierit që studiojnë në gjimnazet profesionale. Ai prezantoi programin ‘Mëso dhe Fito’, si një ndër programet më të veçanta të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas kreut të Kuvendit, motoja e partisë së tij ‘Arsim dhe punësim’ është shumë vendimtare dhe praktike.
“Një program tepër i veçantë në programin tonë si LSI është programi ‘Mëso dhe Fito’. Ky program duhet të mësohet për të fituar njohuritë e duhura në mënyrë që secili të fitojë punë dinjitoze dhe të mirëpaguar. Motoja e LSI, arsim për punësim, është shumë vendimtare dhe praktike,” tha Meta.
Kryetari i LSI-së tha se përmirësimi i kurrikulave në përputhje me kërkesat e tregut të punës është shumë e rëndësishme për të ardhmen.

“Eshtë e rëndësishme për të ardhmen që të përmirësojmë kurrikulat në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Duhet të shtojmë praktikat mësimore në ambientet e punës. LSI do të bëjë çdo gjë për të mbështetur arsimin e të rinjve,” tha Meta.
Sigal