Meta me studentët e ekonomikut në Kuvend: Buxheti përmirëson klimën me biznesin

416
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vetëm pak orë pas marrëveshjes së arritur me qeverinë për miratimin e projekt buxhetit të vitit 2016, ka thënë se ky buxhet ka si prioritet kryesor përmirësimin e klimës me biznesin si dhe rritjen e lirisë ekonomike.
Gjatë një bashkëbisedimi me studentët e fakultetit tëEkonomisë, Meta ka theksuar se, duhet të jemi realist për kufizimet, por ende ka mundësi të pashfrytëzueshme.
“Ky buxhet ka vështirësi dhe kufizime për infrastrukturën, por ka mundësi të pashfrytëzuara për tu mbështetur tek partneriteti publik privat për investime më të mëdha, që i shërbjenë zhvillimit të vendit e biznesit”ka thënë Meta.
Meta është ndalur edhe tek rritja e qëndrueshme ekonomike, ku sipas tij ky buxhet përmes një vendosmërie e garanton një gjë të tillë.
Sipas Metës, është evidente që për herë të parë kemi ulje të borxhit publik dhe përgjysmim të defiçitit buxhetor.Po ashtu, ka shfaqje të sufiçitit primar ndonëse në mënyrë modeste.
Buxheti tha Meta ka risi raportin e vendosur me pushtetinvendor, pasi ky është vitit i parë financiar që Shqipëria ka të bëjë me vitin e parë financiarë të bashkive të reja. Kjo sipas tij shënon hap përpara në reformën e decentralizimit.
“Këtyre bashkive i’u kalojnë kompetenca e përgjegjësi e shërbime në arsim, bujqësi, infrastrukturë, mjedis etj por edhe fonde për realizimin e këtyre shërbimeve” tha ai.
Meta ka shtuar se, buxheti mbështet reforma të rëndësishme me impakt disa vjeçar për zhvillimin e vendit, tregut të punës dhe formimit profesional. Ai ështe dokument i rëndësishëm ku ndërthuren interesat e shoqërisë e grupeve te interesave, për më të mirën për zhvillimin e shoqërisë. 
Sigal