Meta me strukturat në Durrës: Shqipëria të ecë përpara me hapin e ëndërrave të të rinjve

58

Gazeta Telegraf/

Kryetari
i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim me te rinjtë e Lëvizjes Rinore
të Durrësit ku u shpërndanë edhe 300 karta të reja anëtarësimit.

Në fjalën e tij, z. Meta, teksa vlerësoi punën e LRI-së, u
shpreh se Shqipëria duhet të ecë përpara me hapin e ëndrrave të të rinjve dhe
se për ta bërë këtë duhen përfshirë gjithnjë e më shumë në vendimmarrje të
rinjtë.

“Ju përgëzoj për rritjen, për fuqizimin dhe për
ristrukturimin tuaj këtu në Durrës dhe besoj se të gjithë jemi dakord se
Shqipëria duhet të ecë përpara me hapin e ëndrrave të të rinjve. Dhe që të ecë
me këtë hap dhe këtë ritëm, padiskutim këtë mund ta realizojmë vetëm duke i
përfshirë të rinjtë gjithnjë e më shumë në mënyrë thelbësore në vendimmarrje.
Këtë punë po e bën shumë mirë LRI-ja dhe për realizimin e këtij projekti ju
keni mbështetjen time më të plotë”, tha Kryetari i LSI-së.

Duke folur për zgjedhjet e datës 6 nëntor, z. Ilir Meta tha
se synon një mandat të ri në krye të kësaj force politike për të ngritur LSI-në
në një stad më cilësor e përfaqësues.

“Në 6 nëntor unë do të jem kandidat për kryetar i LSI-së,
jo thjesht për të marrë një mandat të ri të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për
Integrim, por e shoh këtë mandat të ri si mundësinë më të mirë që ta investoj
për të ngritur LSI-në në një stad më të lartë, më të ri, më cilësor, më
përfaqësues, më gjithëpërfshirës dhe për të realizuar një LSI shumë më të re e
cila e ndihmon Shqipërinë që të ecë me hapin e ëndrrave të të rinjve”, – tha z.
Meta, teksa shtoi: – “Në programin tim për të ardhmen, fuqizimi i LRI-së në të
gjithë strukturat vendimmarrëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim është
prioritet kryesor”.