Meta: Me Ramën e kemi mbyllur, me PS dyert janë të hapura

463
Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar sot se bashkëpunimi i tij dhe LSI-së me Edi Ramën është mbyllur, por i ka lënë të hapura këto dyer.
“Me Ramën e kemi mbyllur, por dyert e socialistëve janë të hapura për koalicion”, tha Meta, duke shtuar më tej se nuk ka asgjë personale me Ramën.
“Nuk kam asgjë personale me Ramën. Nuk kam patur asnjëherë, që nga video me Dritan Priftin që është e ditur që ai e ka orkestruar. Nuk përfshihen në politikë gjërat personale”, është shprehur Meta.
Ai tha në “Opinion” se kryeministrit Edi Rama nuk i ka kërkuar falje asnjëherë, ai ka kërkuar falje disa herë. Kreu i Kuvendit ka folur edhe për tepsinë duke e quajtur një shpikje të Ramës për shkak të mungesës së bilancit.
“Rama duke qenë se e ka të vështirë të dalë me një bilanc, shpik tepsi. Është shtuar borxhi me 1 mld lekë. Ai e ka të vështirë të dalë me një bilanc konkret. Se për çfarë e ka penguar LSI, të luftojë drogën? Jo. ALUIZNI-n e ka pas Rama, hipotekën e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Beratit, 80% të hipotekave e ka pas Rama”, tha Meta, duke theksuar se “Jemi këtu për të treguar që qeverisja s’mund të jetë autoshkollë”.
Pse qëndruat në qeveri kur e mbushi vendin me drogë?
Nuk është ashtu. Kur hyri Luli në qeveri…
Hyri për të garantuar zgjedhjet?
Vetëm për të garantuar zgjedhjet nuk ka hyrë ai. E gjithë vuajtja e tyre është që morën një parti historike, me një trashëgimi pozitive, i morë dhuratë tani nuk drejtojnë në mënyrë demokratike, ata shqetësohen pse rritet LSI-ja.
Sa mandate do të marrë LSI?
Nuk numërohen. Ajo që mund të them është se do dalë forcë e parë sepse ka një rritje eksponenciale.
Pse rritet LSI dhe jo PS?
Sepse LSI nuk ka gënjyer njeri, ka marrë përgjegjësitë e saj. LSI nuk ka patur drejtimin e qeverisë dhe kjo është arsyeja pse LSI ka të drejtë të premtojë një drejtim të ri.
Sigal