Meta: Me patriotizmin e saj, Peza ka qenë gjithmonë në drejtimin e duhur

481
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Pezë me rastin e 75 vjetorit të krijimit të çetës së parë patriotike antifashiste nacional çlirimtare. Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Meta vlerësoi kontributin e patriotëve të Pezës në lutën nacional çlirimtare duke vënë theksin se ky popull ka ditur gjithmonë të jetë në drejtimin e duhur. 
“Fakti që Peza dhe biri i saj i shquar dhe i mbarë kombit shqiptar Myslym Peza e nisën të parët luftën antifashiste, tregon në mënyrën më të qartë se Peza ka qenë gjithmonë në drejtimin e duhur. Jam i lumtur që vijë në një rrugë të re në Pezë, mbas kaq kohësh. Është shumë pak për të ardhmen e Pezës për zhvillimin e Pezës por besoj se edhe kjo rrugë tregon që Peza vazhdon të jetë në drejtimin e duhur kur duhet të ecim më shpejt për të ofruar dhe shërbime më cilësore dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë e Pezës, për të gjithë fëmijët e Pezës, por edhe për të moshuarit të cilët janë një aset e jashtëzakonshëm sepse na kujtojnë nga vijmë dhe jemi shumë krenar për historinë. Por duhet të bëjmë shumë më tepër që Peza këto resurse, këto mundësi, t’i vër në lëvizje më mirë në interes të rritjes së mirëqenies së këtij komuniteti të mrekullueshëm”, tha z. Meta.
Në vijim të fjalës së tij, Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se banorët e Pezës kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, duke mbrojtur Shqipërinë edhe nga copëtimit. “Po nëse Myslym Peza nuk do të kishte nisur këtë luftë, po nëse i gjithë populli shqiptar do të kishte rendur së shërbyeri pushtuesit gjatë atyre 5 viteve duke u kënaqur me që sillte Italia e Gjermani? Çdo të kishte ndodhurnë Konferencë e Paqes? Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot. Shqipëria do të ishte copëtuar. Këtu qëndron madhështia e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, këtu qëndron madhështia e Myslym Pezës dhe gjithë popullit të Pezës sepse nuk rendën pas përfitimeve të vogla dhe të momentit, por e kuptuan që e ardhmja e Shqipërisë ishte lufta kundër murtajës fashiste dhe naziste, ishte rruga e çlirimit, ishte rruga e lirisë dhe ishte rruga e bashkëpunimit me gjithë popujt të cilët luftonin për këtë qëllim të përbashkët për një Europë të lirë dhe për një Europë të bashkuar”, tha Meta.
Sigal