Meta me kryeparlamentarët e BE: Me emigrantët veprime kriminale

418
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në punimet e konferencës së kryeparlamentarëve të vendeve të Bashkimit Europian deklaroi se me emigrantët po ndodhin veprime kriminale, dhe i takon Bashkimit Evroppian që të marrë masa, por duke mos dëgjuar zërin e ekstremistëve. 
Gjithashtu Meta është ndalur edhe te situata në Ukrainë, duke e cilësuar si një situatë që tregon që në lojë ka akoma disa interesa gjeopolitike që na vënë në rrezik.
“Duhet të imponojmë të shembin muret që nuk kanë efekt. Jemi në pozicionin e duhur për të theksuar se sa e rëndësishme lëvizja e lirë. Ukraina dhe Krimeja na tregojnë se ka akoma interesa gjeopolitika që na vënë në rrezik. Me emigrantët po ndodhin veprime kriminale. Duhet t’u rezistojmë thirrjeve ekstreme. Parlamentet duhet të përpiqen që të forcojnë dhe te trupëzojnë më tepër Bashkimin Evropian.”- tha Meta. 
Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një takim të këtij niveli, me statusin e vendit kandidat.
Gjatë qëndrimit në Romë, kryeparlamentari Meta do të pritet nga homologët italianë Laura Boldrini dhe Pietro Grasso, ndërsa do të zhvillojë takime dypalëshe me homologë të tjerë europianë, që marrin pjesë në konferencë.
Kryetari i Kuvendit gjatë vizitës së tij shoqërohet nga deputetët e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Fatmir Toçi.
Fjala e Metës në konferencën e kryeparlamentarëve të BE
Shkëlqesia juaj, kolegë, jam i privilegjuar të prezantoj vendin tim këtu për herë të parë, në një formë të tillë. Tani jemi vend kandidat mbi të gjitha. Ka një zhurmë të madhe që mbulon operatorin. Këto shqetësime të ndara nga të gjithë vendet, të varfër apo të pasur.
Kriza ekonomike që po mbulon territoret europiane nuk është një krizë e zakonshme. Na bën të rimendojmë përqasjen tonë ndaj rritjes ekonomike dhe sigurisë. Duhet të jemi të sigurtë që parimi i solidaritetit, kaq i shtrenjtë për Europën, nuk është braktisur. Duhet të riforcojmë metodën tonë të bashkëpunimit, për të patur një të ardhme më të sigurtë, në vend të tërhiqemi brenda kufijve tanë. Kemi parë që në kohë krize, papunësie, mungese investimi, krijohen terrene që sjellin rënien e shoqërisë dhe kështu vihet në rrezik solidariteti. Duhet të rrëzohen muret mes lindjes dhe jugut apo lindjes dhe perendimit.
Duke ardhur nga një vend që i njeh mirë ndikimet negative të izolimit, jemi të mirëpozicionuar për të afirmuar rëndësinë e mobilizimit të përfundimit të projektit Europian. Një Europë me te gjithë rajonet e saj të integruar, përfshirë dhe vendet e Ballkanit, por Krimea dhe Ukraina na kujtojnë fatkeqësisht se ka ende interesa gjeo-politike në lojë, që venë në diskutim sigurinë tonë të përbashkët. Kjo kërkon vendime të rrepta dhe vizion të qartë për të realizuar vizionin Europian. Tragjedia më e keqe që ka ndodhur ndonjëherë në Mediterran na shtyn të përforcojmë aksionin e përbashkët. Duhet të riforcojmë rrugën drejt Bashkimit Europian. Ky proces nuk duhet të ngadalësohet, duke i rezistuar tundimeve ekstremiste. Mesazhi im sot, këtu, është që të gjithë parlamentet duhet të operojnë derisa vlerat europiane të respektohet dhe projekti i Be-së të vazhdojë të marrë jetë. Falënderoj vendin pritës për përkushtimin constant në sigurinë europiane dhe solidaritetit mes Atlantikut dhe Mediterranit. 
Sigal