Meta me homologun Crnadak: Intensifikojmë shkëmbimet ekonomike

531
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë Hercegovinës, z. Igor Crnadak, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe shprehën interesin për thellimin e tyre.
Kryetari i Kuvendit, z. Meta i uroi mirëseardhjen në Tiranë Ministrit të Jashtëm të Bosnjë Hercegovinës dhe, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi nevojën e intensifikimit të shkëmbimeve ekonomike, përmes një pranie më të madhe të kompanive boshnjake në Shqipëri, e veçanërisht në fushën e turizmit, ku Shqipëria ofron një potencial të madh.
Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë Hercegovinës, z. Crnadak, pasi vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj procesit të integrimit Euro-Atlantik të Bosnjë Hercegovinës, vlerësoi veçanërisht nënshkrimin e marrëveshjes për lëvizjen e qytetarëve me karta identiteti, gjë që do të nxisë turizmin dhe do të shtojë fluksin e vizitave të qytetarëve midis dy vendeve tona. 
Në përfundim të takimit u shpreh vlerësimi i përbashkët për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e mira mes vendeve të rajonit, si shtylla që garantojnë prosperitet, paqe, siguri dhe stabilitet në rajon.
Sigal