Meta me Godecke: Në interesin tonë, kualifikimi dual i të rinjve

397
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar këtë të shtunë me Presidenten e Parlamentit të Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, Karina Godecke.
Në fjalën e tij Meta është shprehur se Gjermania në tërësi dhe Landi i Westfalisë së Renit të Veriut në veçanti, janë një shembull i jashtëzakonshëm i transformimit dhe aplikimit të teknologjive të reja.
Teksa ka vlerësuar rolin dhe kontributin e shqiptarëve që jetojnë në Landin e Westfalisë së Renit të Veriut dhe nivelin e lartë të integrimit të tyre, Meta e konsideron si një fushë me interes të lartë bashkëpunimi, modelin e shkollimit dhe kualifikimit dual për të rinjtë.
Nga ana tjetër Karina Godecke ka shprehur angazhimin e saj për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në nxitjen e bizneseve dhe kompanive të Landit që të investojnë në Shqipëri. Ajo po ashtu ka mirëpritur ftesën e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për të vizituar Shqipërinë në një kohë të afërt. 
Sigal