Meta me delegacionin saudit: Shtim të investimeve arabe në Shqipëri

414
TIRANE – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot një delegacion parlamentar të Arabisë Saudite të kryesuar prej Dr. Zuhair bin Fahad bin Jaber Al-Harthy, Nënkryetar i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë. Delegacioni shoqërohej prej Ambasadorit të Arabisë Saudite në Shqipëri Talat Salem Radëan.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vuri në dukje se kjo vizitë është dëshmi e vullnetit të qartë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve që ekzistojnë mes dy vendeve.
Në këtë drejtim, Meta theksoi se shkëmbimet ndër parlamentare duhet të luajnë një rol edhe më dinamik për një të ardhme edhe më të frytshme, veçanërisht në drejtim të intensifikimit të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve saudite në Shqipëri e rajon.
Meta, theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndër parlamentare, përcolli ndërsa ripërsëriti ftesën për homologun e tij të vizitojë Shqipërinë së shpejti.
Nga ana e tij Dr. Zuhair bin Fahad bin Jaber Al-Harthy u shpreh se parlamentarët sauditë vlerësojnë miqësinë dhe marrëdhëniet që ekzistojnë mes dy vendeve duke nënvizuar se të dy Grupet Parlamentare të Miqësisë do të intensifikojnë përpjekjet e tyre për forcimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Në përfundim, Meta dhe parlamentarët sauditë shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Shqipërisë dhe të Arabisë Saudite kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Sigal