Meta mbledh grupin e LSI: Votojmë refomat, opozita të bashkëpunojë

450
Sigal

TIRANE – Pak para nisjes së seancës së parë parlamentare për sesionin e ri të Kuvendit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Grupin Parlamentar të kësaj force politike. Kreu i LSI-së i cili është dhe kryetar Kuvendi ka kërkuar sërish nga opozitëa të jetë më bashkëpunuese në këtë sesion, ndëra ka theksuar se refomat e rëndësishme për vendin si ajo administrative-territoriale dhe refoma në drejtësi do të votohen. “Doja të vlerësoja angazhimin e grupit të LSI-së gjatë sesionit të kaluar, i cili ishte mjaft i qartë, konstruktiv, një rol të përgjegjshëm të kësaj force politike. Ned he këtë session si mazhorancë do çojmë përpara reformat e rëndësishme në interes të vendit. Ka vendosmëri për të çuar para disa refoma: si refoma administrative-territoriale dhe refoma në drejtësi si dhe reformat të tjera që janë diskutuar dhe me BE”, deklaroi Meta.