Meta: Mavija e tmerruar nga humbja, thërret në ndihmë Bashën

443
Në 25 qershor do të fitojë rinia shqiptare, e ardhmja e sigurt. Do iki njëherë e përgjithmonë mavija, e cila punon vetëm për oligarkët 
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta edhe nga Fieri ku mbajti fjalën përshëndetëse në mbyllje të fushatës elektorale të LSI-së, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama. E ka cilësuar njeri të dështuar. Madje ka shkuar edhe më tej, kur ka thënë se ai gjatë gjithë kohës ka punuar për të mbushur xhepat e oligarkëve. Meta tha se partia e Edi Ramës ndihet e tmerruar nga humbja mbarëpopullore për shkak të mashtrimeve pa fund, të premtimeve të pambajtura dhe të pabesisë të pandreqshme. Besoj se e dëgjuat që dje i bëri thirrje Partisë Demokratike për ta ndihmuar. “Ata që deri para disa kohësh i thoshin mos votoni më LSI-në, se do të shkojë me PD-në, tani i thonë PD-së aman na shpëto nga ky uragan mbarëpopullor. Mavija do të ikë një herë e përgjithmonë nga drejtimi i Shqipërisë, që përfaqëson drejtimin më të vjetër, përfaqëson drejtimin më anti-popullor, përfaqëson një drejtim shtypës ndaj qytetarëve të thjeshtë, ndaj hallexhinjve, përfaqëson një drejtim përjashtues ndaj të rinjve dhe të reja të Fierit dhe të gjithë Shqipërisë. Sepse mavija është vetëm në shërbim të oligarkisë dhe të biznesmenëve të mëdhenj. Sepse mavija ka shkatërruar biznesin e vogël dhe të mesëm me taksat që rriti, sepse mavia me taksat e larta mbi pagën dhe të ardhurat personale ka cenuar standardin e jetesës për mijëra e mijëra menaxherë dhe njerëz, të cilët mund të çojnë shoqërinë përpara. Sepse mavija i ka shpallur luftë shtresës së mesme në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë. Mavia lufton vetëm për 6-7 oligarkë dhe i do të gjithë shqiptarët të varfër, i do të varfër që t’i blejë sa më lirë një herë në katër vjet me 50 euro, me 100 euro apo me vende pune 1-mujore me kontratë siç kanë bërë në Albpetrol, siç kanë bërë në OSHEE dhe në shumë ndërmarrje të tjera’, deklaroi Meta. Sipas tij dy janë rrugët e sundimit të mavisë: e para, varfërimi të gjithë shqiptarëve dhe e dyta jo vetëm fuqizimi i oligarkëve, por edhe fuqizimi i bandave dhe i të fortëve kudo në të gjithë Shqipërinë si një mjet presioni dhe dhune ndaj njerëzve të ndershëm, ndaj njerëzve të thjeshtë që askush të mos ngrejë zërin dhe të kërkojë të drejtat e tij si një qytetar evropian. “LSI do të fitojë sepse është partia e rinisë, LSI do të fitojë sepse duhet të ikë nga pushteti mavia dhe jo rinia e Shqipërisë. LSI do të fitojë sepse nuk do t’i bëjë rrush, kumbulla, palma, beton, reklama e fasada lekët e shqiptarëve, taksat e shqiptarëve, por se do të 10-fishojë subvencionimin për bujqësinë, se do të mbështesë turizmin se vetëm përmes zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit jo vetëm do të rritet ekonomia kombëtare por do të përfitojë edhe shumica e familjeve shqiptare, edhe në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë. Edhe 48 orë që të mblidhemi këtu për të festuar fitoren e LSI-së dhe të Shqipërisë, të gjithë në votime të dashur prindër fierakë, të dashur prindër shqiptarë, kam besim te pjekuria dhe te përgjegjshmëria juaj. Ju nuk mund t’i hipni fëmijët tuaj në një autobus me një shofer jo vetëm mavi, por edhe mavri. Fëmijët tuaj meritojnë një udhëtim të sigurt drejt bashkimit evropian dhe këtë e realizon vetëm LSI me të gjithë socialistët me të gjithë demokratët dhe më të gjithë shqiptarët e ndershëm”, deklaroi kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Sigal