Meta: Marrëdhëniet me Serbinë njohin progres

436
Ilir Meta ka reaguar me anë të një deklarate për mediat pas incidentit të ndodhur në Kuvendin e Malit të Zi, gjatë vizitës së tij zyrtare, ku disa deputetë serbë e pritën me protesta. Kreu i Kuvendit ka deklaruar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë po përmirësohen çdo ditë. “Përsa i përket mesazhit që disa deputetë të opozitës dhanë me rastin e vizitës time këtu në Mal të Zi, kam edhe unë një mesazh për ta nga Parlamenti i Malit të Zi. 
Duke i siguruar ata se ne jemi të përqëndruar për të punuar së bashku për të ardhmen e rajonit tonë dhe me të gjithë vendet e rajonit dhe padyshim edhe me Serbinë. Me këtë rast dua të theksoj se çdo ditë marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë përparojnë dhe njohin progres të admirueshëm. Ne jemi të angazhuar që në pak vite t’i çojmë marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë në atë nivel të shkëlqyer që janë mes Shqipërise dhe Malit të Zi. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të garantojmë një të ardhme të sigurt të qytetarëve tanë e të të gjithë vendeve tona në rajon”.
Sigal