Meta: LSI në garë me shtetin që po keqpërdoret nga Rama, Luli po konkurron për vendin e tretë

449
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka dalë para mediave sot për të njoftuar për një takim të madh të LSI-së ditën e enjte ku do prezantohen kandidatët e LSI-së por ai ka folurf edhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Ai tha se LSI është në garë me shtetin që po keqpërdor ish-bashkëkryetari i tij, duke iu referuar Ramës dhe se do dalë forcë e parë. Për sa i përket kreut të PD-së, Meta tha se ai është në garë për vendin e tretë.
“Kam kënaqësinë e veçantë ti drejtohem të gjithë qytetarëve tiranas dhe në mënyrë të veçantë të gjithë të rinjve që të bashkohemi të gjitha pasnesër ditën e enjte, më 15 qershor tek ‘Nënë Tereza’ për t’i dhënë mbështetjen tonë ekipit më të mirë që ka parë ndonjëherë gjithë qarku i Tiranës për t’u përfaqësuar në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë pra LSI-së së qarkut të Tiranës. ka ardhur momenti që e gjithë Shqipëria me në krye Tiranën t’i thotë Po alternativës së rinisë shpresës së madhe për të ndryshuar politikën e zhgënjimit dhe imoraliteti dhe përcjellë në kuvendin e Shqipërisë jo njerëz me rekorde kriminale as biznesmenë por figura të reja me integritet e besim që do jenë zëri i problemeve të të rinjve, i çdo familje në Tiranë dhe Shqipëri dhe do jetë fuqia e ndryshimeve dhe garancisë për drejtimin e ri që do marrë Shqipëria me votën e shqiptarëve”, deklaroi Meta.

Ka pasur intensifikim të akuzave ndaj LSI-së dhe një retorikë të ngjashme të Ramës e Bashës, ju kë do preferonit bakllavanë apo sheqerparen dhe ku është pozicionuar LSI, do marrë më pjesë në tepsi?
LSI ka vetëm një garë me shtetin që po keqpërdor për fat të keq ish-bashkëkryetari im për vendin e parë dhe LSI do e fitojë. Është forcë e parë, e paparë.

Për sa i takon Lulit ju të gjihtë e kuptoni që nuk e ndihmoj dot për këtë garë që ka nisur me PDIU-në për vendin e tretë.

Kjo konferencë është thirrur fill pas takimit surprizë që është zhvilluar mëngjesin e sotëm në selinë e LSI, mes kreut të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, si dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, e Kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Sigal