Meta leksion në Sapienza: “Dy popuj, Një Det, Një Miqësi”

412
Kreu i Kuvendit Ilir Meta në ditën e fundit të vizitës në Itali ka mbajtur një leksion në Universitetin Sapienza të Romës.
Në fjalën e tij Meta tha se Italia është një partner strategjik i Shqipërisë. Po ashtu Meta tha se jemi krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në Itali.
Meta: Italia partner strategjik historik dhe i natyrshëm për shqiptarët. Italia gjithnjë pranë Shqipërisë në kohë të vështira. Mesdheu na bashkon nën moton “Dy popuj, Një Det, Një Miqësi”.Mirënjohje Sapienzës që ka hapur dyert për studentët shqiptarë. Jemi krenarë për integrimin e Komunitetit shqiptar dhe arritjet e studentëve në Itali. Mirëpresim kontributin e studentëve shqiptarë për të arritur objektivat evropianiste në Shqipëri.
Duke u ndalur tek korrupsioni Meta tha se ky fenomen pengon zhvillimin ekoenomik.
Meta: Korrupsioni dhe krimi i organizuar pengojnë investimet dhe zhvillimin ekonomik. Shqipëria po ndërmerr reforma që kërkojnë përgjegjshmëri dhe konsensus ndër-partiak. Qytetarët shqiptarë kanë pritshmëri të larta. BE destinacioni ynë – model i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik.
Meta tha po ashtu se është Shqipëria përkrah partnerëve tanë në përballimin e sfidave të sigurisë që po përjeton kontinenti ynë.
Sigal