Meta: Kyç zbatimi i Reformës në Drejtësi, të realizohet mbi shinat kushtetuese dhe “veneciane”

531
Presidenti Meta takoi dje ministrin e drejtësisë italiane, Andrea Orlando. Duke u ndalur në reformën në drejtësi, Meta vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes institucioneve të drejtësisë së dy vendeve dhe përshëndeti Memorandumin e Mirëkuptimit dhe të Bashkëpunimit të arritur mes Ministrave të Drejtësisë së Shqipërisë dhe Italisë. Meta theksoi në mënyrë të veçantë që, rëndësia e implementimit të reformës në sistemin e drejtësisë, përfshirë këtu edhe çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, kërkon bashkëpunim mes aktorëve politikë me të njëjtën frymë konsensusi, siç ajo e shprehur në ndryshimet kushtetuese të 21-22 korrikut 2016. “Bashkëpunimi i aktorëve politikë në vend duhet të jetë edhe në këtë fazë të procesit i udhëhequr nga parimet kushtetuese dhe këshillat e Komisionit të Venecias,” tha Meta. Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim, që për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar është shumë e rëndësishme të forcohet besueshmëria e bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë dhe agjencive ligjzbatuese të dy vendeve.
Sigal