Meta kundërpërgjigje Bashës: LSI nuk merr lekë për të futur deputet në listë dhe për të bërë kryetar bashkie

514
Në emisionin “Opinion” Ilir Meta në kundër përgjigje të deklaratave Bashës është shprehur se LSI nuk merr lekë për të bërë deputetë, duke ju drejtuar kreut të  PD-së për marrje 
lekësh për listën e deputetëve. Meta i ka vazhduar akuzat duke thënë që kjo nuk ndodh vetëm për listën e deputetëve, por edhe për të qenë kryetar bashkie.
Meta: Dhe meqenëse është marrë shumë me LSI-në do ti them që LSI-ja nuk merr lekë për të futur deputet në listë.
Fevziu: Çfarë po thoni që Basha merr lekë për të futur në listë?
Meta: Nuk e di këtë duhet ta gjejnë demokratët. LSI nuk ka marrë lekë për të vendosur deputet, nuk ka marrë lekë për të vendosur kryetar bashkie.
Fevziu: Çdo të thotë kjo?
Meta: I dhashë një përgjigje, kaq. 
Sigal