Meta “kryqëzon” Ramën: Nuk ulem në tavolinë me atë që thotë se 30 qershori do jetë sukses

214

Presidenti Ilir Meta ka folur edhe një herë për krizën politike në vend, ku tha se nuk mund të ulet në tavolinë me Ramën, kur ky i fundit shprehet se 30 qershori do të jetë një sukses për demokracinë.

“Presidenti nuk mund të ulë disa persona që thonë nuk ulem me këtë se është kryeministër ndërsa tjetri thotë se 30 qershori do të jetë sukses për demokracinë.

Por unë mendoj se jemi në një krizë të thellë politike dhe të gjithë aktorët si të brendshëm dhe të jashtëm duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të kemi një zgjidhje shumë shpejt”, tha Meta.