Meta: Kryesore është që qytetarët shqiptarë të votojnë në mënyrë të qetë e demokratike

210

Kryetari i
Kuvendit, Ilir Meta i ftuar në emisionin “KAPITAL” të gazetarit Aleksandër
Furxhi në “Vizion Plus” u shpreh se gjëja më e rëndësishme për të

të gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë në mënyrë të qetë dhe në mënyrë
demokratike, të pacenuar nga askush. Më tej ish kryetari i LSI ka komentuar mbi
situatën aktuale politike.


Intervista
e plotë

 

Është një pyetje e vështirë ndoshta për
politikanët, sa për ta hapur këtë bisedë: mos më votojnë më pak se herën e
kaluar njerëzit? Kjo duhet të jetë një pyetje e tmerrshme…

Duket që ka një ankth të tmerrshëm për fat
të keq të ish-bashkryetarit tim të Aleancës për Shqipërinë Europiane, z. Rama,
i cili me sa duket duke e ndier një distancë të madhe të qytetarëve, të
votuesve nga ai vetë, për fat të keq ka tensionuar në një mënyrë të padrejtë
gjithë këtë fushatë. Madje edhe situatën para fushatës, po të kemi parasysh
qëndrimin e tij për zgjedhjet dhe për përfshirjen ose jo të opozitës në zgjedhje
dhe po përpiqet të përdorë në mënyrë tërësisht jodemokratike çdo mekanizëm për
të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë, për të cenuar vullnetin e tyre
dhe kjo nuk është normale.

Për mua, kryesore dhe më e rëndësishme
është që të gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë në mënyrë të qetë dhe në
mënyrë demokratike, të pacenuar nga askush. Ndërsa udhëheqësit e partive duhet
të dalin me programet e tyre dhe jo të bëjnë thjesht fushatë kundër të tjerëve
apo presione ndaj forcave të tjera politike. Aq më tepër kur shohim që dy
kryetarët e dy partive të ashtuquajtura të mëdha, sepse janë zgjedhjet ato që
përcaktojnë madhësinë e çdo force politike dhe dinamikën e 4 vjetëve, duket që
nuk kanë bërë një marrëveshje për garantimin standardit të zgjedhjeve, por për fat
të keq kanë bërë një marrëveshje për cenimin standardit të zgjedhjeve. Kjo
është shumë e qartë dhe madje…

Dje, z. Gramoz Ruçi, sekretar i
Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka thënë që nëse Presidenti nuk e dekreton
qeverinë – është fjala për ju, pas një deklarate që ju e bëtë më herët, bëtë
një kërcënim, një paralajmërim që mund të mos dekretonit qeverinë e ardhshme –
pra, Presidenti do të shkelte ligjin në këtë rast dhe do provonte shkarkimin,
pra Ilir Meta mund të shkarkohet. Cili është komenti juaj?

Së pari, mua më vjen keq që një kolegu im
i hershëm në politikë, pavarësisht nga raporte të ndryshme, siç është z. Ruçi,
me përvojën që ka, sepse ai ka edhe përvojën e Berishës së parë edhe përvojat e
mëpasme, në vend që të luante një rol edhe më të rëndësishëm për shkak të
eksperiencës në moderimin e qëndrimeve dhe sjelljeve të z. Rama si me opozitën,
si me demokracinë, si me partnerët brenda koalicionit, është kthyer në një
zëdhënës tipik të Rilindjes, siç janë edhe shumë të tjerë, të cilët nuk kanë qenë
dikur socialistë në atë parti që i kishte vlerat të veçanta…

Më falni, është hera e parë që ju kapeni
me një fjalë kështu me z. Ruçi, nuk ishte dëgjuar më herët, kam përshtypjen?

Po, nuk ishte dëgjuar, sepse nuk e mendoja
kurrë që do të ndodhnin në Fier në vitin 2017, pra kaq kohë pas ngjarjeve të
rënda të Libofshës, ku ndodhi për herë të parë dhunimi i zgjedhjeve në kohën e
Berishës së parë.

Në vitin 1993 ose 1994. Në vitin 1994
ndodhi për herë të parë dhunimi i opozitës në zgjedhje, nuk e kisha menduar që
kjo gjë do të ndodhte edhe në Fier nga kryetari i Partisë Socialiste të
Zharrëzës dhe nga njerëzit e tij…

E keni fjalën për incidentin me djalin e
ri?

Po, ndaj një maturanti, ndaj një
18-vjeçari…

Për të cilin u tha se u zunë për një vijë
uji?

Jo, nuk është e vërtetë, se Zharrëza nuk
ka ujë fare, e di gjithë Shqipëria. Edhe sikur të ishin zënë për një vijë uji,
unë mendoj se qëndrimi i z. Ruçi duhet të ishte një qëndrim më i pjekur dhe
qëndrimi i Kryeministrit, duhej të kërkonin të bëheshin hetime për këtë
çështje, ishte për vijë uji apo nuk ishte, të merreshin masa ndaj atyre që
kishin bërë një dhunim të tillë. Por është e qartë që edhe z. Ruçi është bërë
pjesë e Rilindjes. Këtë e ka dhe nga stresi, sepse është i 9-ti në listë. Por
për këtë nuk ia ka fajin as LSI-ja, as populli i Fierit.

Po për deklaratën që Ilir Meta mund të
shkarkohet si President?

Tani deklarata e tij natyrisht që nuk më
habit fare, për arsye se ai është bërë një zëdhënës i Rilindjes. Është e drejtë
e tij në fund fare. Puna është se ai nuk do të ketë mandat deputeti në
parlamentin e ardhshëm, kjo jo për fajin tim.

Pra, nuk i trembeni fare një shkarkimi në
qoftë se ata do të vendosnin, do të donin, ose do të kërkonin ta bënin një gjë
të tillë?

Së pari, unë nuk kam asnjë shqetësim për
këto çështje as për emërime, as për zgjedhje, as për shkarkime. Stresin e kanë
të gjithë ata, të cilët kanë frikë nga vota e lirë. Kanë frikë edhe nga vota e
lirë e fëmijëve, e 18-vjeçarëve dhe nxisin, përdorin dhunë kundër tyre. Por z.
Ruçi nuk do të ketë mandat deputeti dhe ky nuk është faji im. Ky është faji i
z. Rama që e ka vënë të 9-in në listë, kështu që maksimumi që mund të bëj është
ta marr këshilltar në Presidencë, të mbulojë marrëdhëniet me opozitën.

Disa militantë socialistë i keni dëgjuar
që kanë filluar të thonë se nëse Meta nuk e dekreton qeverinë, e dekreton
Presidenti Nano. Mesazhi është i qartë apo jo?

Së pari, nuk habitem për shashka të tilla
kaq qesharake. Nuk ekziston asnjë fantazmë që t’i sjellë një shqetësim Ilir
Metës, aq më tepër rinisë së Shqipërisë që sot është me Ilir Metën, dhe Ilir
Meta ka dalë në mbrojtje të të rinjve të Shqipërisë, të së ardhmes së tyre.

Dhe e ardhmja e tyre fillon te vota e
lirë. Aty fillon edhe shpresa për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri që
mendon dhe punon për të rinjtë, jo për një Shqipëri që braktiset, siç ndodh dhe
siç konkurrojnë, për fat të keq, me Sierra Leonen. Kështu që nuk ekziston asnjë
shqetësim i tillë.

Për sa i takon dekretimit të qeverisë unë
nuk kam thënë se nuk dekretoj qeverinë, sepse Shqipëria në çdo rast do të ketë
qeveri. Kam thënë që nuk dekretoj asnjë për kryeministër, apo ministër që
përfshihet në cenimin e standardit të zgjedhjeve. Kështu që ky është qëndrimi
im të cilin nuk e ndryshoj dhe nuk më intereson fare…

Dhe gjykatës për këtë do të jetë Ilir
Meta? Ilir Meta do ta vendosë nëse është prekur apo nuk është prekur vota?

Gjykatës për këtë do të jetë populli
shqiptar më 25 qershor dhe Ilir Meta do të japë llogari para popullit shqiptar.
Kështu që kjo është një histori e mbyllur. Ilir Meta nuk është një nëpunës as i
Rilindjes dhe i askujt tjetër si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë.

Skënder Gjinushi, një politikan i vjetër
dhe me përvojë, ka thënë se Ilir Meta me sa duket ka ndërmend të japë
dorëheqjen si President dhe t’i kthehet drejtimit të LSI-së. Ai ka parasysh
angazhimin tuaj në fushatë në vetë të parë dhe si figurë kryesore.

Angazhimi im në fushatë nuk është thjesht
një angazhim për LSI-në. Unë do të angazhohesha sikurse e kisha deklaruar,
sepse mund të rrija si kryetar i LSI-së, dhe për këtë nuk më pengonte
Kushtetuta. Dhe në listën e partive, krahas LSI-së, mund të ishte emri i Ilir
Metës përsëri. Mund të isha edhe në listën për deputet, sepse nuk më pengon
Kushtetuta deri në datën 24 korrik.

Nuk do të kishte kuptim. I zgjedhur
President në listë?

Ajo ka të bëjë me përgjegjshmërinë time,
nuk ka të bëjë nëse ka kuptim, nuk ka kuptim, se këtu ka interpretime të
ndryshme. Nga ana e Kushtetutës nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë pengesë. Unë
thashë se nuk ka kuptim, sepse unë jam politikan i përgjegjshëm dhe shqiptarët
e dinë këtë gjë. Këtë gjë e dinë edhe socialistët, e dinë edhe demokratët, e
dinë edhe ata pa parti.

Unë thashë që nuk do të jem kryetari i
partisë dhe nuk do të dal të bëjë premtime konkrete të karakterit ekzekutiv për
4 vjetët e ardhshme, për arsye sepse unë nuk do të jem në ekzekutiv. Pra, do të
jem President. Pra, këto i takojnë Petrit Vasilit dhe lidershipit të LSI-së.
Por unë do të marr pjesë si një anëtar i LSI-së dhe në përkrahje të të rinjve
dhe të rejave që janë në listat e LSI-së, sepse ky ka qenë një nga motivet
kryesore, si dhe mbetet një nga motivet kryesore i të gjithë angazhimit tim në
politikë.

Për sa i takon angazhimit të tanishëm,
sigurisht kur ne shohim që krijohet një task force në një
mënyrë krejtësisht të errët, pa vendim qeverie, thjesht nga dy persona, e cila
merr vendime antikushtetuese, e cila merr vendime të paligjshme, e cila po
zhbën reformën e administratës, ku z. Rama mburrej se kishte qenë një reformë e
shkëlqyer, e cila po zhbën…

Ka hequr njerëz dhe nga LSI-ja.

Jo, nuk ka lidhje thjesht…

Ose ka goditur edhe figura të Partisë
Socialiste…

Zotëri, nuk ka lidhje me këtë gjë. Ka
lidhje me mënyrën se si po veprohet. Ka të bëjë me shkeljet e ligjeve, ka të
bëjë me shkarkimet e paligjshme. Unë jam shumë dakord që të largohet çdo
drejtues apo punonjës, që shkel ligjin dhe i faktohet një gjë e tillë, por
mënyra se si po ndodh është e karakterit represiv, policesk. Nuk ka të bëjë me
shtetin e së drejtës, nuk ka të bëjë me demokracinë, është si një formë apo
mënyrë presioni dhe shantazhi që bëhet ndaj administratës. Ata le të vazhdojnë
me këtë gjë. Populli shqiptar e kupton atë që po ndodh. Administrata është aq
sa është.

Problemi i tyre është rinia e Shqipërisë,
e cila është e gjitha me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ndërsa ata le të
ngelen aty me këto…

Zoti Meta, kur dhatë paralajmërimin për
dekretimin ose jo të kabinetit të ri qeveritar të Kryeministrit, pati zëra…

Për persona që cenojnë ose jo standardet e
zgjedhjeve.

Në komentet në shtyp kujtuan Ivanovin.

Nuk ka lidhje me Ivanovin kjo gjë, sepse,
e para unë nuk jam Ivanovi. Ivanovi është tjetër, unë jam tjetër.

E dyta, zgjedhjet në Maqedoni u njohën nga
të gjithë dhe u krijua një shumicë parlamentare pas zgjedhjeve të ligjshme demokratike.
Unë kam thënë: Në qoftë se cenohet standardi i zgjedhjeve dhe kemi kontestime
serioze të zgjedhjeve në Shqipëri, pa dyshim që nuk do të ketë dekret për
përgjegjësit dhe këtë po e përsëris edhe një herë, as për Kryeministrin, as për
ministrat. Nuk kam thënë që Shqipëria do të mbetet pa qeveri. Këto do të
provohen. Në qoftë se ky lexohet si presion, është presion që standardi i
zgjedhjeve të mos cenohet nga askush. Mendoj se kjo është shumë e ligjshme.

Ju thatë se zgjedhjet në Maqedoni u
njohën, por këtu mund të mos i njohë LSI-ja. Qarku është i shkurtër. Do të
thotë se Ilir Meta, LSI-ja nuk i njeh… Atëherë krahasimi nuk bëhet.

Nuk ka lidhje me LSI-në. Kjo ka lidhje me
popullin shqiptar dhe cenimi i standardeve është kontestuar gjerësisht edhe nga
shumë forca të tjera politike, si në opozitë, si në maxhorancë, deri para datës
17 maj. Kemi të bëjmë me një proces tërësisht të deformuar të dy individëve, të
cilët kanë bërë një marrëveshje kundër zgjedhjeve për interesat e tyre, madje
kanë bërë një marrëveshje edhe kundër partive të tyre.

Të themi të drejtën, ajo që ka bërë z.
Basha është shumë e rëndë, është shokuese. Çfarë ka bërë z. Basha? Z. Basha
mbajti aleatët e tij në çadër, të cilët z. Rama kërkonte përditë t’i fuste në
zgjedhje pa z. Basha. Po të hynin ata në zgjedhje pa z. Basha, do të kishin
marrë nga 10 deputetë secili. Ai bëri një marrëveshje për të futur aleatët e
tij në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, duke i detyruar të futen në listat e tij.
Një pjesë e tyre nuk dalin dot deputetë dhe është për të ardhur keq, sepse kanë
pasur zërin dhe individualitetin e tyre.

E dyta, z. Basha premtoi republikë të re
dhe përdori mënyrën më të vjetër, që nuk është parë as në kohën e Berishës, që
është themeluesi, drejtuesi, udhëheqësi i Partisë Demokratike, i çoi listat
fshehurazi në orën 12 e ca të natës në KQZ pa mbledhur kryesinë e partisë së
tij.

Më dëgjoni me vëmendje, i dashur Sandri!
Kemi të bëjmë me një mentalitet tepër të rrezikshëm, që e kthen demokracinë në
vend dhe demokracinë në forcat politike shumë mbrapa. Zhbën institucionet,
zhbën transparencën edhe brenda partive, edhe në raport me të gjithë sistemin
demokratik, cenon dhe synon të cenojë pluralizmin politik.

Kemi të bëjmë me gjëra shumë të
rëndësishme, të cilat nuk janë thjesht demokratike, politike, por nesër
përkthehen edhe në cenimin e të drejtave të njeriut, edhe në cenimin e
mundësive për punësim, për një ekonomi më të mirë në familjet shqiptare, për
një transparencë më të madhe në qeverisjen e vendit e kështu me radhë.

Thatë se disa emra prej drejtuesve të
partive të opozitës, disa emra me kontribute, mund të mos jenë në parlament.
Keni parasysh ndonjë emër konkret, ndonjë pozicion apo kundërshtim të tyre nga
lista?

Jo, nuk dua të përmend emra konkret. Dua
të them se aleatët që i qëndruan besnik z. Basha nuk duhet të ishin tradhtuar
kurrsesi në atë mënyrë brenda 3 orësh, pasi, në fund fare, mendoj se kjo ishte
një mungesë luajaliteti dhe kur ti nuk je luajal me partnerët e tu, që të
qëndrojnë korrekt, kur ti nuk je luajal me figurat historike të partisë tënde,
që kanë kontribute të jashtëzakonshme, si do të jesh luajal me qytetarët e
thjeshtë, që nuk e kanë kurrë rastin të takojnë ty në jetë?

Ilir Meta i ngriti tonet sidomos në
mitingun e LSI në Krujë. Përmendët dy personazhe mjaft të njohura të politikës
botërore. Markosi ka rënë para 30-vjetësh. Është arratisur nga vendi pikërisht
pas zgjedhjeve, kurse Janukoviçi para tre vjetësh është arratisur dhe është sot
në azil politik në Rusi. Ju thoni që “do ju duket lule fati i tyre”. Çfarë mund
të ketë më keq se kaq? Çfarë keni parasysh me këtë? Apo është retorikë fushate?

Nuk është retorikë, përkundrazi. Këto
deklarata nuk janë të rastësishme. Ato vijnë pas njoftimit për ngjarjen e rëndë
të ndodhur në Zharrëz, ku një fëmijë, një 18-vjeçar, u godit nga kryetari i
PS-së së Zharrëzës, një person me precedentë penalë dhe përgjegjës në
Albpetrol, si dhe nga dy tjerë, me levë dhe me lopatë. Me levë dhe me lopatë u
godit një 18-vjeçar, i cili ditën tjetër do të shkonte të jepte provimin e
maturës, vetëm sepse kur e pyetën se për kë do të votonte, ai i tha se do të
votonte për LSI-në.

Reagimi i Partisë Socialiste ishte një
reagim i çuditshëm, sikur kjo na kishte ndodhur për një vijë uji, një gjë shumë
e turpshme për të justifikuar një sjellje të tillë të dhunshme, tanimë edhe
ndaj fëmijëve, jo vetëm ndaj njerëzve të tjerë në administratë që mund të
dyshohet se kanë simpati për LSI-në, por edhe ndaj fëmijëve.

Po, dhe e përsëris edhe një herë tjetër:
fati i tyre do të jetë lule.

Që do të thotë?

Që do të thotë se Edi Rama nuk e merr dot
peng me dhunë, me polici, me kriminelë, me banditë, Shqipërinë dhe të ardhmen e
saj. Këtë duhet ta dijë. Ia kam thënë. Nuk ka dashur të dëgjojë. Ndoshta është
nën efektet e doping-ut elektoral, apo nuk e di… Kjo është punë e
tij.

Unë kam detyrime ndaj vendit. Unë i shkoj
deri në fund kësaj çështjeje dhe kjo është histori e padiskutueshme dhe e
panegociueshme! Është detyra ime në këtë moment historik të pengoj vendosjen e
një regjimi oligarkik që do ta rrezikonte përfundimisht të ardhmen e
Shqipërisë. Kjo është…

Disa njerëz që e vëzhgojnë politikën
mendojnë dhe thonë se Ilir Meta në këto momente e humbi qetësinë, i ngriti
tonet, i shtoi kërcënimet, ndryshoi regjistrin e gjuhës për faktin se nuk
ndihet i sigurt për rezultatin elektoral?

Absolutisht! Ilir Meta është
jashtëzakonisht i sigurt. Mitingu i djeshëm në Tiranë ishte treguesi më i qartë
i mbështetjes së jashtëzakonshme, jo vetëm popullore, por edhe rinore që ka
LSI-ja.

LSI-ja është partia e rinisë dhe ky është
një fakt i pamohueshëm në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë ata që janë në Tiranë
e dinë dhe e shikojnë se kush janë njerëzit që punojnë kudo për LSI-në, se kush
janë kandidatët e LSI-së. Shikojeni listën e Tiranës! Është një listë
fantastike me të rinj dhe të reja, të shkolluar, të edukuar, të mrekullueshëm,
të cilët janë shembulli më i mirë.

Duhet t’i promovojmë dhe t’i motivojmë të
rinjtë, jo thjesht për të bërë deputetë dhe ministra të rinj, por për t’iu
dhënë mundësinë të çojnë zërin e të gjithë të rinjve të Shqipërisë në parlament
për çështjet më të rëndësishme, të arsimit, të punësimit, të ekonomisë.

Atëherë, përse ishte nevoja për të ngritur
tonet, në qoftë se e keni këtë bazë të rinisë, siç thoni, kaq entuziaste? Mund
të vazhdonit “me qetësi dhe dashuri” dhe mund të thoshit: “Vazhdoni, por me
këtë rini s’keni ç’na bëni!”

Absolutisht jo! E keni shumë gabim.

Unë nuk besoj se mund të duket normale të
rrihet një 18-vjeçar pse do të votojë për një parti, jo vetëm për LSI-në, por
për cilëndo parti që do të votonte.

Nuk është rastësi. Nuk janë të rastësishme
edhe shumë elemente të tjera në të gjithë këtë histori. Është e qartë që ka
pasur dhe ka një skenar ogurzi për të deformuar, për të cenuar standardin e
zgjedhjeve në Shqipëri.

Sondazhet e “Rilindjes”, e theksoj edhe
një herë, janë si palmat e “Rilindjes”, të thara dhe të pashpresa. Shikojeni
pak autostradën Tiranë-Durrës. Janë tharë palmat më të shtrenjta në botë. Nuk
ka shans të deformohet vullneti i popullit shqiptar, sidomos i rinisë së
Shqipërisë.

Kryeministri Rama është cituar në shtyp,
pasi u ka dërguar sms njerëzve të tij ku thotë: “LSI-ja
nuk ka më shanse që të bëjë të tretin të vërtetin”. Në fakt, historia e
marrëdhënieve Rama-Meta ka njohur shumë ulje-ngritje, por të paktën tri janë
kulmet që historia politike e ditëve tona i nënvizon. E para, kriza mes jush në
vitin 2008, ndryshimet kushtetuese, kriza e vitit të kaluar që u zgjidh me
votën unanime në parlament për reformën në drejtësi dhe kjo krizë që ka filluar
pas marrëveshjes Rama- Basha. Është kjo e treta e vërteta mes Ilir Metës dhe
Edi Ramës?

Së pari, Edi Rama ka të drejtë që LSI- ja
nuk është më e treta e vërteta, LSI-ja është forcë e parë, LSI është forcë e
paparë, këtë do ta tregojë edhe 25 qershori.

Së dyti, nuk dua të flas se kush është Edi
Rama, sepse do të ishte mirë që ai të vinte këtu. Unë e kam ftuar publikisht,
të paktën për këto 3-4 vjet që kemi qenë qeverisur bashkë, meqenëse po u thotë
socialistëve se ka pasur probleme dhe shqetësime me LSI-në, me marrëveshjen. Ne
kemi pasur një marrëveshje të shkruar, ne kemi kërkuar të bëhet një analizë e
marrëveshjes përpara mundësisë për të rikonfirmuar koalicionin e ardhshëm. Ai i
është shmangur gjithmonë kësaj çështjeje. Edhe vetë socialistët, përveç
shqiptarëve e dinë se kush e mban fjalën dhe kush nuk e mban atë, kush i
qëndron marrëveshjeve dhe kush nuk i qëndron atyre.

Për sa u takon këtyre tri momenteve që
thatë ju, në vitin 2008 Edi Rama nuk ishte asnjëherë i sinqertë për bashkimin e
së majtës. Ai përdori vitin 2005, humbjen e Partisë Socialiste në atë kohë për
të fajësuar ish-kryetarin, se nuk bashkëpunojmë me LSI-në. E kërkoi
bashkëpunimin me LSI-në gjoja në një plan afatgjatë, por e kërkoi vetëm për një
arsye, sepse e dinte që ishte i pashpresë të fitonte në vitin 2007 për kryetar
bashkie në Tiranë, kundër kandidatit të Partisë Demokratike.

LSI-ja bëri një marrëveshje të hapur,
parimore dhe të sinqertë. Ai që ditën që fitoi Tiranën nuk i qëndroi
marrëveshjes me LSI-në dhe shfrytëzoi Gërdecin, një moment tepër i vështirë për
Berishën, për të zbutur qëndrimin ndaj tij me kushtin që të bënte ndryshimet
kushtetuese, që janë një fatkeqësi për Shqipërinë, për demokracinë, për
zgjedhjet, për drejtësinë që ne e kemi sot në këtë gjendje që kemi, se u
shkatërruan parimet “check and balance” të Kushtetutës sonë, që ishte
një Kushtetutë shumë e mirë. Të gjitha i bëri vetëm për të zhdukur LSI-në, jo
thjesht si LSI, edhe nëse nuk do të ishte LSI-ja, por do të ishte për shembull,
FRD-ja, në pozicionin që ka LSI-ja, që do të ishte një parti, e cila do të
kishte individualitetin e saj, por edhe një forcë më të madhe, se çdo parti ka
individualitetin e vet.

Ai ka një problem të madh me demokracinë,
ka një problem të madh me zgjedhjet e lira, ka një problem të madh, ka vetëm
një reformë në mendjen e tij: si të përqendrojë të gjitha pushtetet në dorën e
tij. Asgjësoi demokracinë brenda Partisë Socialiste, bëri një referendum në
parti për të mos bërë zgjedhjet. E kishte shumë më të lehtë të bënte zgjedhjet,
të respektonte statutin dhe të konkurronte me Ben Blushin. Natyrisht, do të
fitonte për shumë arsye, por e pati më të lehtë të bënte një referendum, që të
mos bëheshin më zgjedhje për kryetarin në Partinë Socialiste.

Edhe ju jeni kritikuar për zgjedhje të
pandershme në vitin 2001.

Për çfarë arsye jam kritikuar? A mund të të
them diçka? Po, jam kritikuar, sepse në zgjedhjet e vitit 2001, ka ndodhur një
fenomen i paparashikuar, në raundin e dytë të zgjedhjeve, që ishte fenomeni i
“Dushkut”, ku në Dushk që ishte zonë maxhoritare u bë një manovër, që e bëri
lidershipi i asaj kohe i Partisë Socialiste për të marrë më shumë mandate sesa
i takonin.

Pra, ishte një devijim i votave dhe u
morën më shumë mandate sesa i takonin në kurriz të përfaqësimit të opozitës, u
kalua shifra 84, sepse atëherë presidenti zgjidhej me 84 vota, me idenë që
kryetari i Partisë Socialiste në atë kohë të bëhej president.

Kjo u kritikua nga BE-ja, pati një
rezolutë nga BE-ja, që tha se qeveria e së majtës është legjitime, pra fitorja
për shumicën ishte legjitime, por kjo manovër që u bë për presidentin ishte jo
legjitime dhe nëse nuk zgjidhet presidenti me konsensus, sepse është cenuar
standardi i zgjedhjeve…

Po dhe ndodhi ajo që ndodhi…

Jo vetëm ndodhi ajo, por ka ndodhur edhe
diçka tjetër që ju nuk e mbani mend, normale se këtu ka shumë zhvillime, arsyeja
pse unë kam dhënë dorëheqjen më pas, ka qenë se Fatos Nano donte patjetër të
bëhej President. Unë ia kam bërë të qartë atij. Madje, ka propozuar një
marrëveshje me shkrim, që unë të bëhesha kryetar i PS-së, edhe kryeministër,
para se ai të bëhej president. I kam thënë se kjo gjë nuk mund të ndodhë, për
arsye se ne do të bllokojmë procesin e integrimit europian të Shqipërisë, sepse
opozita tani ka një certifikatë nga BE-ja.

I kam thënë madje: “Edhe ti
s’ke ç’e do presidencën, do të vijë Berisha atje, do të të rrethojë
në presidencë dhe nuk do të rrimë të merremi me këtë punë tani, kështu që e
vetmja rrugë, i kam thënë, është kjo: Presidentin ta zgjidhni me konsensus dhe
unë kam qenë mjaft aktiv për këtë zgjidhje, kur u zgjodh z. Moisiu, dhe ti,
meqenëse e ke me kaq merak, bëhu kryeministër, s’ka asnjë problem”.

Pra, unë nuk po them se kam qenë perfekt.
Unë mund të kem pasur problemet e mia dhe çfarë janë problemet e mia para
themelimit të LSI-së, ato janë të miat, por LSI-ja me zgjedhjet ka qenë forca
më e luftuar padrejtësisht, poshtërsisht, në radhë të parë nga PS-ja dhe nga
lidershipi i saj, që nga vitit 2005, ku u bë super-Dushku, dy partitë e mëdha
bënë super-Dushkun për të zhvleftësuar mandatet e LSI-së. Edhe në vazhdim, në
vitin 2009, që ju e dini shumë mirë. Megjithatë kohët kanë ndryshuar, sot
LSI-ja është forcë e parë në Shqipëri, nuk ka asnjë problem.

Po e përmbledh pyetjen, se këtë pyetje
bëra: a është e treta e vërteta mes Ramës dhe Metës këtë herë, apo në politikë
asnjëherë mos thuaj “kurrë”? Një përgjigje të shkurtë.

Do të të jap një përgjigje shumë të
sinqertë. Unë kam qenë ekstremisht i sinqertë me Edi Ramën, edhe pse prej
kohësh e di se ai që në momentin që bën një marrëveshje, zëre se nuk e ka bërë.
Por kjo nuk ka të bëjë thjesht me raportin tim me Ramën, se po të ishte për
raporte personale, unë kurrë nuk do të bëja një marrëveshje me Edi Ramën për
shkak të karakterit dhe integritetit tim dhe për shkak të problemeve të tij
karakteriale, gjithashtu.

Por, duke qenë se ai ishte kryetar i PS-së,
një parti që kishte një mbështetje të konsiderueshme dhe duke menduar se
ndoshta ky njeri gjithë këtë stres dhe të gjitha këto probleme, gjithë këto
intriga, gjithë këto pabesi i bën se do patjetër të bëhet kryeministër që të
tregojë se po bën diçka të mirë në këtë vend, mendova që t’i japim një mundësi,
t’i japim një shans, sepse nuk mendova që t’i jepnim një mundësi Berishës për
një mandat të tretë.

Të jesh i sigurt se nëse LSI-ja do të
bënte koalicion me PD-në, LSI-PD përsëri do të merrnin mbi 80 mandate, në vitin
2013. Kjo është e padiskutueshme. Por mendova që për të mirën e vendit të bënim
një gjë të tillë dhe unë i kam dhënë Edi Ramës çdo gjë që ai ka dashur. Edhe
për gjërat që unë i kam thënë se kjo është e gabuar, që ky person nuk është për
këtë punë dhe koha ka treguar se unë kam pasur të drejtë.

Nuk e kam shtyrë asnjëherë Edi Ramën në
gabim dhe pastaj t’i them që e bërë këtë gabim. Jo, i kam thënë nuk duhet ta
bësh këtë gjë, nuk është në të mirën tënde, nuk është në interesin tënd, por
edhe të vendit. Megjithatë, vendimin çdo njeri e merr vetë, sepse unë nuk mund
të marr vendime në emër të tij, unë do të marr vendime në emrin tim, apo në
emër të asaj që unë përfaqësoj.

Të dëgjosh sot që LSI-ja paska qenë
problem… Për çfarë është LSI-ja problem? Për drogën? Unë kam qenë i bindur se
ministri i Brendshëm, ishte ai që donte Edi Rama dhe ishte i vetmi që e
mendonte se ishte besnik i tij, nuk ishte për atë punë dhe unë këtë ia kam
thënë edhe vetë kandidatit, se “unë po e pranoj këtë gjë meqenëse ti e kërkon,
por ti je emocional, je shumë i politizuar, do të kesh probleme me opozitën,
është një detyrë që kërkon përvojë, kërkon eksperiencë” e shumë gjëra të tilla.

Mund të themi ne tani që LSI-ja ka
përgjegjësi për koncesionet? Nuk ka asnjë lidhje LSI-ja, përkundrazi, LSI-ja ka
dy vjet që ka çuar një projektligj, e shqetësuar për mënyrën se si po jepeshin
koncesionet, e shqetësuar për efektivitetin e tyre katastrofik në ekonomi, në
cilësinë e shërbimeve, në të ardhurat e shtetit, në mënyrë që çdo koncesion të
kalonte në parlament.

Ka qenë vetë Edi Rama, me të drejtë, që
para vitit 2013 ka kritikuar fort koncesionet e Berishës, një pjesë e tyre
vërtet kanë qenë mjaft problematike dhe rezultojnë edhe sot e kësaj dite, dhe
që premtoi transparencë. Pra, ne i kemi qëndruar marrëveshjes për një
transparencë për këtë çështje, për çështjen e mbetjeve, e njëjta kontradiktë e
tij, jo jona. Ne jemi koherentë, jemi gjithmonë në interes të opinionit publik.

Për administratën: kur ai vetë e ka
emëruar drejtoren e Përgjithshme të Administratës, që ka qenë drejtore në
bashki, ka qenë mendimi i tij, zgjedhja e tij, vetë i kanë bërë komisionet e
administratës dhe janë mburrur që reforma në administratë ka qenë më e
shkëlqyera dhe tani shpik sikur këtu problem paska qenë LSI-ja. Kjo është
qesharake. Po pse bëhet kjo? Kjo bëhet për t’u thënë socialistëve, që ju mori
votën, që ju premtoi parajsën dhe që pastaj gjithë pushtetin ia dha Rilindjes
së tij, nuk ia dha PS-së, që ju kthehuni dhe prapë e më votoni mua, se unë do
të merrem me ju, se deri tani nuk u mora, sepse unë kisha probleme me LSI-në.

Unë dua t’ju them juve dhe të gjithë atyre
që na dëgjojnë se LSI-ja me 4 mandate, kur Sali Berisha kishte 70 dhe mund të
ta bënte një mandat, s’kishte nevojë fare për të bërë marrëveshje politike me
me LSI-në, por e bëri se është politikan dhe ishte i interesuar për
legjitimitetin e qeverisë së tij; kishte më shumë pushtet në qeveri nga sa ka
pasur me Edi Ramën, ku LSI ka qenë një forcë shumë më perceptuese, sepse Edi
Rama kurrë nuk mund të vinte në pushtet pa një marrëveshje me Lëvizjen
Socialiste për Integrim, dhe kishte gjashtëmbëdhjetë mandate të fituara
drejtpërdrejt me votat e saj, duke i dhënë koalicionit 180 mijë vota, që ishin
për tetëmbëdhjetë mandate, jo për gjashtëmbëdhjetë mandate.

Megjithatë,
ne nuk e kemi shtruar asnjëherë thjesht si çështje pushteti, por zotëri, në
qoftë se në lidhje me ligjin “Për arsimin e lartë”, të them: “shiko, se ka këto
probleme dhe do të na krijojë këto shqetësime, ndaj më jep fjalën se të gjitha
këto shqetësime do t’i zgjidhim me akte nënligjore, të cilat do të dalin nga
qeveria, nga Ministria e Arsimit, që të mos ndodhin këto çrregullime”, por ti
këto gjëra nuk i bën, e unë këtë gjë ta them edhe në parlament, kur votohet
ligji, që ky ligj ka qëllim të mirë, për të eliminuar këto kioskat, e ku di
unë; ka edhe një rrezik tjetër, që mund të dobësojë universitetet publike dhe
të favorizojë përsëri disa universitete private e të tjera e të tjera, por në
fund fare krijohet një kaos, ku mijëra të rinj – pra është një dështim edhe me
atë që ishte më përpara– çorientohen tërësisht duke u detyruar të ikin nga
Tirana, me mesatare shumë të lartë, për shembull në Universitetin e Elbasanit.
Por ai s’ka pse të shkojë në Elbasan, sepse do të thotë: “Sa të shkoj në Elbasan
ditë për ditë, më mirë të shkoj në një universitet privat këtu në Tiranë”.

Ne
e ngritëm këtë çështje, por para se ta ngrinim publikisht e kemi ngritur edhe
me ministren e Arsimit. Unë e kam thirrur në zyrë; më ka premtuar se do të
rishikojë mënyrën e vlerësimit për fazat e tjera, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Një parti që ka kaq shumë të rinj, që ka kaq shumë gjimnazistë, që ka kaq shumë
maturantë, shqetësimi i të cilëve vjen te zyrat e saj përditë, në mënyrë
masive, nuk mund të mos e ngrejë këtë problem, kështu që ti nuk mund të thuash
se nuk është korrekte lëvizja Socialiste për Integrim.

Z.
Meta, për kuriozitet: një i moshuar që e ndjek politikën me pasion po më
thoshte se ishte gati e pabesueshme që kjo fushatë elektorale në Shqipëri, këtë
herë të kalonte kaq e qetë, kaq në mënyrë të paqtë, por pastaj më tha: ja ku
plasi sherri! LSI-PS. Do të ndodhte diçka patjetër. Konkretisht, çfarë ju ka
zemëruar kaq shumë? Konkretisht, çfarë e ndezi fitilin e zemërimit të Lëvizjes
Socialiste për Integrim? Pse filloi sherri?


pari, këtu nuk kemi të bëjmë me një sherr PS-LSI, absolutisht, por kemi të
bëjmë me një problem: që Rilindja synon të manipulojë zgjedhjet. Këtë gjë
Rilindja u përpoq ta bënte duke lënë opozitën në çadër, për të bërë zgjedhje pa
opozitën – mund t’i themi atij xhaxhait që ju ka pyetur juve.

Kjo
gjë nuk ndodhi për shkak të përgjegjshmërisë së LSI-së e të faktorit të tij të
brendshëm, por edhe të faktorit ndërkombëtar. Atëherë ajo që ndodhi është se,
duke u ndjerë i pamundur për t’i cenuar zgjedhjet me LSI-në dhe partitë e
tjera, pa opozitën, z. Rama, brenda tre orësh e komprometoi Lulzim Bashën, gjë
që tashmë është fakt i njohur, e përdori dhe po e përdor atë për të cenuar
standardin e zgjedhjeve në radhë të parë, e këtë vetëm një miop nuk e kupton.
Këtu kemi të bëjmë me një sinkronizim të të dyve për të përmbysur ose për të
bërë një puç elektoral të një të vërtete që është kudo në terren, pasi të dy
këta kryetarë, që i kanë lënë pas dore partitë e tyre, i bashkon thjesht një
shqetësim i madh: tjetërsimi nëpërmjet formave të presionit, manipulimit, jo
vetëm votat e LSI-së, por edhe votat e të gjitha forcave të tjera politike.

Po
të shikoni, ka një sulm të madh të PD-së, por edhe të vetë Edi Ramës, ndaj
PDIU-së e ndaj partive të tjera.

Po mirë, kjo është fushatë elektorale…

Jo, kjo nuk është fushatë elektorale…

Ju
flisni për skenarë ogurzi, por çfarë, konkretisht? Konkretisht, çfarë skenarësh
ogurzi, sepse përtej retorikës, përtej fushatës, përtej…

Heqjen
e njerëzve nga puna në mënyrë arbitrare, frikësuese, deklaratat që bëhen për të
frikësuar njerëzit, që të mos votojnë për partitë e tjera, rrahjet e njerëzve,
siç ishte ajo e tetëmbëdhjetëvjeçarit, që ju nuk ju bën përshtypje, që atij të
moshuarit nuk i bën përshtypje, por që ai mund të ishte edhe nipi i tij, si dhe
gjithçka tjetër që po ndodh: bllokimi i televizioneve nga dy vetë, nga mëngjesi
deri në darkë, çështje krejtësisht e pakuptimtë.


gjitha këto përbëjnë cenim të standardit të zgjedhjeve, është më se normale,
përdorimi i policisëkemi disa raste të përdorimit të
policisë. Kemi rastin…

Si është përdorur policia?

Kemi rastin e kryetarit të
njësisëNadministrative nr. 2 në Tiranë, Elez Gjoza, ku policia, në funksion të
Edi Ramës – unë i kam çuar edhe mesazh Edi Ramës për drejtorin e Përgjithshëm
të Policisë dhe e kam paralajmëruar të jetë shumë i kujdesshëm për të mos u
shtrydhur më tej në këtë histori…

Çfarë bëri policia në njësinë nr. 2?

Policia bëri një lajm sikur administratori
i njësisë nr. 2 ishte marrë me manipulime zgjedhjesh etj., kur ky ishte
tërësisht një falsifikim dhe i referohej një çështjeje, e cila kishte qenë në
Prokurori që përpara vitit 2013 dhe ishte mbyllur. Pra, janë rastet kur një
votues nuk voton në Korçë, por voton në Tiranë; nuk voton në Laprakë, por voton
në Kombinat dhe ngritja e kësaj çështjeje…

Ajo ishte e çuditshme. Por mund të
diskutojmë nëse ishte një çështje e sotme apo e vitit 2013, por ishte e
çuditshme: 70 veta që hyjnë në një shtëpi…

Jo, jo! Thirre këtu z. Elez të ta sqarojë
atë çështje. Ajo është tjetër gjë, por një çështje, që ishte e mbyllur në atë
kohë, nuk kishte asnjë arsye pse të hapej dhe ajo u hap për të krijuar
keqinformim, për të bërë presion, për të bërë shantazh.

Madje, jo vetëm kaq, por është kthyer në
një polici tërësisht politike dhe ka të drejtë, sepse është policia që mban
përgjegjësi për drogën në Shqipëri, për kontenierët me drogë që kanë kaluar
kudo, në të gjithë Europën, sepse ato nuk kanë kaluar pa dijeninë dhe pa
mbështetjen e policisë, për mbjelljen e gjithë Shqipërisë me kanabis. Natyrisht
një polici e tillë këtu do të shkojë dhe le të vazhdojë, kjo është një çështje
e tyre.

Në Berat, z. Meta, drejtori i spitalit dhe
një deputeti juaj po ndiqen penalisht për korrupsion zgjedhor.

Është një mashtrim përsëri i drejtorit të
policisë atje, nën urdhrat e Haki Çakos. Nuk ka ndodhur as edhe një gjë e
tillë. Absolutisht, që gjithçka është një lojë policore e z. Rama me policinë.

Një episod tjetër: ka njoftime për
premtime për vende pune në këmbim të votës në burgun e Shkodrës. Këto janë
njoftime që të krijojnë përshtypje se LSI-ja po vazhdon…

Zotëri, LSI-ja është partia e rinisë; e pa
dje e gjithë Shqipëria. Rinia e Shqipërisë nuk ka nevojë për vende pune as në
burgun e Shkodrës, as në burgun e Burrelit. Kjo është qesharake. Premtime për
vende pune po bëjnë Edi Rama dhe Lulzim Basha. Po u thonë njerëzve: “Ikni
këtej, se gjoja keni ardhur te kjo parti për vende pune, se vendet e punës do
t’ua japim ne”.

Të heqin këtë duan nga puna edhe këto tetë
ditë që u kanë mbetur, sepse me 25 qershor të dy do të shkarkohen, sepse nuk
janë për atë punë. Nuk mund të marrin në qafë një vend të tërë as kur zihen
kot, siç u zunë për reformën në drejtësi apo për këtë tjetrën. Nga ata vendi
nuk shikon dot hajër as kur bëhen bashkë, sepse, edhe kur bëhen bashkë, bëhen
për diçka që nuk është në interes të publikut, nuk është në interes të
demokracisë, madje nuk është as në interes të vetë partive të tyre.

Ata thjesht kanë interesat e tyre
personale. Janë në shërbim të oligarkisë. Kjo është një çështje mjaft evidente
dhe opinioni publik i ka gjerat shumë të qarta, ndonjëherë edhe më të qarta se
vetë ne.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka çuar në
Kolegjin Zgjedhor ankesën për çështjen e pozicionit të numëruesit në komisionet
zgjedhore. A është kjo vërtet një çështje ende e rëndësishme në Shqipërinë e
vitit 2017? Kjo do të thotë se, sipas jush, ekziston ende mundësia që në
tavolinën e numërimit të jenë ende të forta potencialet për të manipuluar
votën?

Pa dyshim, përderisa ne kemi një
Kryeministër, i cili donte të bënte zgjedhje pa opozitën; përderisa ne kemi një
Kryeministër, që nuk ka kërkuar një herë falje për përmasat e tmerrshme që kanë
marrë mbjellja dhe trafiku i drogës në Shqipëri dhe nga Shqipëria për në të
gjithë Europën, aq sa mediet ndërkombëtarë bëjnë sot thirrje për izolim
ndërkombëtar të Shqipërisë, për shkak se Shqipëria është bërë Kolumbia e
Europës; për aq kohë sa ne kemi një Kryeministër, i cili mbushi parlamentin me
elementë me rekorde kriminale, madje në disa nga bashkitë kryesore të vendit,
ndërkohë bënte moral për Vetingun etj; përderisa kemi një Kryeministër që
kërkon të përdorë policinë kundër qytetarëve; përderisa kemi një Kryeministër
që e merr administratën me autobusë dhe u bën xhiro në të gjithë Shqipërinë, si
me qenë në cirk, në mënyrë të ketë atë fasadën e fjalimeve të tij me timonë dhe
tepsi, sigurisht që e kemi këtë problem. Por absolutisht që, në mbrojte të
votës, do të jenë mbi 200 mijë të rinj e të reja më 24 qershor, më 25 qershor
dhe më 26 qershor.

Do të jenë në mbrojtje të votave, në çfarë
kuptimi, zoti Meta? Do të jenë fizikisht? Apo angazhimi politik i tyre?

Në të gjitha kuptimet. Nuk do të ketë
gjumë këto 10 ditë për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë. Këtu luhet për fatin e
tyre, nuk luhet për fatin e Ilir Metës, sepse Ilir Meta mund të rrinte shumë
qetë dhe të thoshte: Unë do të rrijë President, këta të bëjnë ca të duan. Por
unë nuk mund të rri i qetë kur Shqipëria rrezikon të bjerë në një greminë. Unë
e kam shpëtuar dy herë Shqipërinë nga greminat ku ka dashur ta hedhë Edi Rama.

E para, te reforma në drejtësi, ku donte
një reformë për ta kapur drejtësinë dhe për ta nxjerrë opozitën nga parlamenti,
për ta përçarë, për ta poshtëruar dhe për ta nxjerrë në çadër që para një viti.

E dyta, kur donte të bënte zgjedhje pa
opozitën, që përsëri do të ishte një rënie në greminë e Shqipërisë, pavarësisht
se LSI-ja edhe mund të përfitonte, ose mund të merrte shumë herë më tepër
mandate, duke përfituar nga kjo gjë. Por LSI-ja dhe Ilir Meta nuk janë nisur
asnjëherë thjesht nga interesat e tyre të momentit. Kjo është një forcë që
gjithmonë i ka shërbyer stabilitetit dhe integrimit europian të vendit.

Për një kryetar qarku në Fier, Edi Rama ka
bllokuar 1 vit procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe miratimin e tri
ligjeve, sepse statusi i vendit kandidat do të ishte marrë që para vitit 2013,
në kohën e Berishës. Për një kryetar qarku në Fier ka bllokuar një vit procesin
e integrimit europian. Ky është vizioni i tij, kjo është përgjegjshmëria e tij
për vendin dhe mua më vjen keq, sepse secili nga ne duhet të fitojë
eksperiencë, duhet të përmirësohet. Shikojeni edhe vet qeverinë e tij, e cila
pati një fillim të mirë në dy vjetët e parë dhe pastaj pati një degradim të
frikshëm, që vazhdon edhe sot me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar të zhbëjë
edhe ato reforma të mira që u bënë me vështirësi, me sakrifica apo me mangësitë
tyre.

Z. Meta, na është mësuar veshi tashmë,
prej 10 ditësh, me këto kritika të LSI-së dhe të PS-së në drejtim të
njëra-tjetrës, midis Metës e Ramës, por të them të vërtetën, një i huaj të vijë
të dëgjojë këto tone, këto fjalë, këto kritika, këto sulme dhe t’i thuash që
deri para disa javësh këta të dy kanë qenë bashkë dhe kanë qeverisur bashkë për
katër vjet, s’do ta besonte…

Sigurisht që nuk ka se si ta besojë, aq më
tepër po ta dëgjonte që deri para dy muajsh PS-ja me LSI-në kishin bërë reforma
të mëdha me partnerin strategjik dhe tani të shikojë që LSI-ja është problemi
kryesor i qeverisjes. Madje edhe një i huaj, po të shikojë statistikat e drogës
që kanë kaluar nga Shqipëria në Europë dhe të shpallet vendi i dytë në botë për
prodhimin e kanabisit, një vend me 28 mijë kilometra katrorë, nuk ka se si ta
besojë. Ndërkohë të dëgjojë edhe moral nga një Kryeministër për reformën në
drejtësi, për luftë ndaj korrupsionit, për luftë kundër krimit, ndërkohë që
parlamenti u mbush me kriminelë, edhe nëse nuk janë propozuar në këto lista
persona me rekorde kriminale, përsëri ata janë në funksion të kësaj fushate në
zona të ndryshme të vendit, duke bërë presione, shantazhe dhe duke cenuar
vullnetin e qytetarëve. Është e vështirë ta besosh se si një Kryeministër mund
të kërkojë të fitojë në këtë mënyrë zgjedhjet në vitin 2017.

Disa pyetje që vijnë në formë kritike,
sigurisht nga kritikët tuaj, por nga militantët e Partisë Socialiste, për të
cilat ju mund të më jepni përgjigje. Ilir Meta, po vret ende, pa nisur detyrën,
Presidentin e Republikës, atë që Kushtetuta e përcakton qartë si përfaqësues të
unitetit të kombit?

Ky nuk është militant i PS-së, ky është
rilindës i padiskutueshëm dhe unë e përshëndes. Unë nuk do të lejoj askënd të
vrasë zgjedhjet e lira në Shqipëri. Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka asnjë vlerë
në rast se këtu asgjësohen zgjedhjet e lira dhe demokratike. Kjo është kredoja
ime, e angazhimit tim dhe nuk është thjesht rezultati i LSI-së se mori disa
mandate më shumë apo disa mandate më pak. Kjo duhet të jetë e qartë dhe e
prerë.

Sulmi i LSI-së në këto momente është
gjithçka që ajo bën për pushtet partiak…

Kjo është tërësisht e pavërtetë.

Në fakt, mua kjo nuk do të më dukej ndonjë
gjë, sepse partitë politike për pushtet partiak dhe për të ardhur në pushtet…
megjithatë unë e kuptoj.

Nuk është e vërtetë. Kjo vjen nga logjika
e tyre që mendojnë se të gjithë funksionojnë si puna e tyre. Është Edi Rama që
po lufton të marrë tepsinë me vete dhe për vete, si gjithmonë, dhe që ka
shpallur prej kohësh një objektiv të paarritshëm, as në ëndërr nuk i arrin 45
mandate, por gjoja për të kapur 71 mandate dhe nga këtu buron gjithë stresi,
presioni dhe i gjithë keqpërdorimi i shtetit, i institucioneve dhe cenimi i
standardit të zgjedhjeve.

Për sa i takon LSI-së, ajo nisi një
fushatë shumë të qetë dhe të bazuar në një program. Nuk ka një program Partia
Socialiste. Shikoni, ka vetëm fjalë tepsie dhe timon.

Diçka tjetër. Nuk është Petrit Vasili që
po i shmanget Edi Ramës apo Lulzim Bashës nga një debat televiziv, që njerëzit shikojnë
dallimet midis partive, programet midis partive, përgjegjësitë midis partive.
Nuk është Ilir Meta që i shmanget Edi Ramës për të bërë një analizë, edhe të
koalicionit PS-LSI. Madje kur ai ka filluar të flasë publikisht për këto
çështje, unë e kam ftuar atë të vijë këtu në studio me ju, që të shikojmë
marrëveshjen dhe problemet e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, që nga ana
programore dhe gjithçka tjetër që ai mendon se e ka shqetësuar. Por Ilir Meta
mbetet student i dhjetorit në raport me demokracinë, pavarësisht nga mangësitë
që ka, pavarësisht nga të metat që ka. Ilir Meta ka luftuar për konsensus në
këtë vend, për stabilitet në këtë vend, tani ka ardhur momenti që të luftojë
dhe t’i frymëzojë të gjithë të rinjtë e Shqipërisë për të mbrojtur të ardhmen e
tyre.

Slogani i Lëvizjes Socialiste për Integrim
është: “LSI forcë e parë”. Ata që duan t’ju kritikojnë dhe ju kritikojnë thonë:
“LSI-ja thotë se Edi Rama e do të gjithë pushtetin për vete, vetë LSI-ja e ka
Presidentin do dhe kryeministrin”. “Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”.

Kjo nuk është e vërtetë. Së pari, slogani
i LSI-së është: “Një shans për të gjithë”. Slogani i Ramës është:
“Një shans vetëm për oligarkët”!

Sigurisht, ai është slogani zyrtar, por ju
dy ditët e fundit e keni me qejf sloganin: “Forcë e parë, rinie e paparë”?

Po, është rini e paparë, ku ka si rini si
ajo e LSI-së, është e jashtëzakonshme.

Po “LSI forcë e parë” e keni si slogan?

Të rinjtë të paparë janë. Të rinjtë e
LSI-së janë të shkëlqyer, janë të jashtëzakonshëm. 3 në 4 senatorët e zgjedhur
në universitet nga studentët, janë të LSI-së dhe dy prej tyre, Rea Kotani dhe
Dejana Kallogjeroviç, janë kandidate për deputete dhe do të jenë deputete në parlamentin
e ardhshëm. Rinia është kudo me LSI-në.

Pse? Sepse LSI-ja është parti e të rinjve.
Nuk janë të rinjtë thjesht të rinjtë e partive, është LSI-ja parti e tyre, që i
promovon, që i mbështet, që u jep protagonizmin, që kujdeset për shqetësimet e
tyre dhe kjo është e padiskutueshme.

Për sa i përket shqetësimit për
Kryeministër dhe për President, se ndoshta LSI-ja i merr të dyja bashkë, nuk ka
asnjë shqetësim…

Jo, nuk e kam, unë thjesht citova.

Jo, e ka një teleshikues. Atëherë, unë nuk
jam që LSI-ja t’i ketë të gjitha pushtetet. LSI forcë e parë, që më 25 qershor
do të dalë patjetër, në varësi me rezultatin e përgjithshëm, ne jemi të hapur
për çdolloj zgjidhjeje, që ndihmon stabilitetin afatgjatë të vendit. Nuk është
se unë Presidentin e kërkova me patjetër, përkundrazi insistova që Presidenti
të vihej në paketë për opozitën për t’i dhënë një garanci për zgjidhje. Kështu
që unë nuk kam asnjë problem, edhe të jem ministër me Petrit Vasilin
Kryeministër dhe President të zgjidhet një tjetër.

Për mua është i rëndësishëm stabiliteti i
vendit, janë të rëndësishme zgjedhjet si garanci për demokracinë dhe për
legjitimitetin e institucioneve, që t’u japim një shans të gjithë shqiptarëve.
Boll, këtu kemi të njëjtët njerëz, të njëjtët oligarkë, që ndikonin edhe më
parë, që ndikojnë edhe tani, dhe shanset dhe mundësitë për të rinjtë e
Shqipërisë vijnë e zvogëlohen dhe Shqipëria braktiset çdo ditë.

Domethënë, çdolloj zgjidhje që thoni në
funksion të kësaj paqeje sociale…

Patjetër, të stabilitetit të vendit.

…parashikon edhe dorëheqjen nga
Presidenti i vendit?

Unë jam për çdo zgjidhje që ndihmon
Shqipërinë, por ajo që e shpëton Shqipërinë në këto zgjedhje është “LSI forcë e
parë”. Kjo është kryesorja, sepse dy partitë e tjera, jo partitë, sepse kam
respekt për Partinë Socialiste, si Parti Socialiste, dhe për Partinë
Demokratike, si Parti Demokratike, dhe kam qenë tepër korrekt në bashkëpunim me
këto forca, politike, ata e dinë vetë, pavarësisht se çfarë janë të detyruar të
thonë, edhe këta që shajnë LSI-në tani, sepse mendojnë se do të marrin vota nga
LSI-ja dhe shikojnë se shumë njerëz që kanë qenë me ata besojnë LSI-në, në
darkë këta të çojnë korrier: “Shiko, mos na i vër veshin shumë për këto punë që
themi se çfarë do të themi ne, se ne po na ikin të gjithë njerëzit me LSI-në,
si t’i mbajmë njerëzit e tjerë…”.

Ju çojnë korrier?

Normal, kuptohet, pse habitesh ti për
këtë?

Jo, por në politikë ju çdo gjë keni
bërë…

Unë për vendin do të bëj çdo gjë të mirë.

Ne vetëm ditët e fundit e morëm vesh se
jeni takuar me Bashën fshehurazi…

Jo, nuk ishte fshehurazi, nuk ishte takim
zyrtar.

Nuk doli asnjë lajm.

Po pse do të bëj lajm, pse sa herë që
takoj Bashën apo me një tjetër do të bëj lajm, nuk kishte arsye të bëj lajm.

Unë Bashës në atë takim, ku kanë qenë dhe
dy të tjerë, pra Petrit Vasili dhe një tjetër, i kam thënë ato gjëra që i kam
thënë ato gjëra që i kam thënë dhe Ramës, ku kanë qenë: Petrit Vasili, Luan
Rama, Klajda Gjosha Engjëll Agaçi dhe Gramoz Ruçi, të njëjta gjëra ia kam thënë
dhe McAllisterit, që ka ardhur këtu pas kërkesës sime për PPE-në. Unë çdo gjë
që kam bërë dhe çdo gjë që bëj, në radhë të parë, e bëj në interes të vendit.
Kjo gjë është e padiskutueshme.

Një pikë tjetër për Ilir Metën nga
komentet: “Keni thënë se kënaqësia e dekretit të parë do të ishte emërimi i
Petrit Vasilit, si kryeministër”. A nuk tingëllon kjo si një ultimatum? O të
jetë kryeministri nga LSI-ja në qeveri, o hiç?

Jo, nuk ekziston. Ultimatumi është për
individët që cenojnë standardet e zgjedhjeve. A i cenon standardet e zgjedhjeve
Petrit Vasili? Nëse po, nuk ka dekret as për të. Kjo është për të gjithë.

Po nuk do ta denonconit ju Petrit Vasilin?

Po, patjetër. Edhe po të mos e denonconte
Ilir Meta, do ta denoncoje ti, si gazetar, duke më thënë që ti e the këtë gjë
për të tjerët. Petrit Vasili ka bërë këtë gjë, e ka cenuar këtu standardin e
zgjedhjeve. Këtu është veprimtaria e kujtdo tani. Këtu është veprimtari
publike.

Vjedhja e votave nuk bëhet publike, por
bëhet në mënyrë të kamufluar dhe asnjë nuk e pranon.

Cenimi i standardit të zgjedhjeve është i
dukshëm dhe i provueshëm.

Në marrëdhëniet e LSI-së me PS-në është në
modë fjala “besë”, “besnikëri”, etj. Ju e keni parasysh këtë parametër dhe
është normale që mund të përdoret edhe në politikë. Në PS thonë se nuk ishte
besnikëri deklarimi juaj për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme në
korrik të vitit 2016, pikërisht në atë moment delikat për Shqipërinë…

Ky nuk është qëndrimi i PS-së, por është
qëndrimi i Rilindjes.

Pse? Unë e kam lexuar këtë nga Erion
Braçe, i cili është po aq i vjetër sa edhe ju në politikë.

A ka mundësi të flasim seriozisht tani?
Nëse doni të flasim seriozisht, le të flasim. Është e vërtetë që një javë para
se të bëhej reforma me konsensus, dhe roli im ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë
çështje, unë ua kam bërë të qartë që nëse kjo nuk kalon me konsensus dhe
opozita nuk e ka vullnetin ta votojë këtë gjë, por i do dhënë mundësia të
votojë për ato çështje që ka të drejtë, unë sot ta votoja, sepse kisha dhënë
fjalën, por nuk mund të rrija më si kryetar i një parlamenti ku nuk ka më
opozitë dhe që miraton një reformë kushtetuese kaq të rëndësishme, në mënyrë të
njëanshme. Këtë e kam thënë publike.

Natyrisht, nuk ka asnjeri dyshim që unë
nuk do ta kisha bërë këtë gjë, sepse kur kam ikur nga Kryeministër, nga
zëvendëskryeministër, nga ministër i Jashtëm, sigurisht, që do të kisha ikur
edhe nga ai pozicion.

Ajo, kam thënë, nuk qe prerje në besë
karshi PS-së, përkundrazi. Ajo ka qenë për të ushtruar presion maksimal që
reforma të miratohej me konsensus, me opozitën. Unë nuk i kisha dhënë besën
PS-së që do të bënim një reformë në drejtësi në mënyrë të njëanshme, pa
opozitën.

Jo, unë u kam dhënë besën PS-së, BE-së,
SHBA-së dhe shqiptarëve për një gjë: jam pro reformës në drejtësi me konsensus
dhe sipas standardeve të Venecias. Kjo është. Ata nuk e kanë kundërshtuar këtë.
Po të shikosh marrëveshjen e Shkodrës, PS-LSI, është që të gjitha reformat e
mëdha do t’i bëjmë me konsensus dhe jo thjesht PS-LSI, por konsensusi do të
jetë edhe me opozitën, edhe me shoqërinë civile, etj. Kështu që asnjë nuk i ka
prerë në besë.

Debatet e mia me z. Rama dhe me z. Ruçi
kanë qenë shumë të forta për muaj të tërë në atë kohë, që duhet t’i bënim
reformat me konsensus dhe i jam lutur të mos ta provokonte opozitën. Ai
pranonte dhe sapo mbaroja unë, dilte e thoshte në TV që do të futeshin në burg
ata të Gërdecit, ata të Rrugës së Kombit, Luli këtu, Saliu aty etj., në një
kohë kur interesi i vendit ishte që kjo të bëhej me konsensus, në të kundërt
ajo ishte një reformë e asgjësuar, e vdekur që në djep.

Pa u bërë me konsensus, ashtu siç u bë,
dhe unë besoj se këtu roli im nuk ishte i parëndësishëm (nuk besoj se ka dyshim
njeri për këtë), Shqipëria nuk do të kishte marrë kurrë rekomandim pozitiv për
hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Një kriter kyç i BE-së është dialogu
politik dhe askush nuk do të pranonte të hidhej një hap përpara për integrimin
europian për këtë gjë.

PS-ja thotë që qëndrimi i Ilir Metës nuk
ishte i sinqertë në kohën e 3 muajve të protestës së PD-së në çadër. Një
qëndrim i paqartë, ambiguo, i dyshimtë.

Unë nuk do të merrem me Rilindjen.

Kujtojnë 3 prillin, kur Meta kushtëzoi
vijimin e koalicionit me dëgjimin e kërkesave të opozitës.

Jo, jo. Mos e ngatërro PS-në me Rilindjen,
sepse, sipas mendimit tim, ato janë dy gjëra të ndara. Rilindja bazohet te
manipulimi, falsifikimi, keqinterpretimi i gjërave dhe mungesa e dëshirës për
ballafaqim. Po të qe se Edi Rama kishte të drejtë në këto gjëra që ai i
shpërndan herë pas here nëpër medie, diku vetë, diku nëpërmjet zëdhënësve të
Rilindjes…

Ta quajmë dhe Rilindje, por t’i qëndrojmë
pyetjes…

Atëherë, Edi Rama dilte këtu me mua në çdo
moment dhe ne kemi edhe një javë kohë që t’ia japim këtë mundësi edhe atij,
edhe mua që të verifikojmë luajalitetin, seriozitetin, parimësinë e qëndrimit
të njërit apo të tjetrit. Këto janë lojëra kalamajsh. Shqiptarët i dinë shumë
qartë qëndrimet e mia.

Qëndrimi im për opozitën ka qenë ky:
opozita ka të drejtë për drogën dhe për drogën LSI-ja ka folur para Lul Bashës.
Lul Basha u kujtua për drogën vetëm kur humbi bashkinë e Dibrës, vetëm atëherë
e gjeti edhe si mënyrë justifikimi për humbjen, por nuk është se aty nuk kishte
edhe disa probleme të tjera.

Së dyti, për dekriminalizimin, LSI-ja ka
qenë gjithmonë për dekriminalizimin, si proces, dhe ju e dini shumë mirë që nuk
e ka porositur LSI-ja rrahjen e deputetëve të opozitës në parlament. Kështu që
këto kanë qenë çështje të qarta për LSI-në, i ka ardhur mirë ose jo
“Rilindjes”, jo PS-së, se nuk mendoj se PS-ja është për drogën, nuk mendoj se
PS-ja është për kriminalizimin, PS-ja nuk ka pasur lidhje.

Berisha i ka angazhuar dikur dhe e filloi
këtë punën e përfshirjes së të fortëve në politikë, ndërsa PS-ja ka pasur
njerëz qytetarë, ka pasur njerëz intelektualë, të cilët tani as dëgjohen, as
llogariten dhe as përfshihen. Për këto gjëra ne i kemi dhënë të drejtë opozitës
dhe opozita ka nevojë të ketë garanci për zgjedhjet, po, por nuk i kemi dhënë
të drejtë për heqjen e Edi Ramës, pavarësisht se unë i kam dhënë këshillë Edi
Ramës, i kam thënë: “Zgjidhja e kësaj pune”, se ne nuk mund të bëjmë zgjedhje
pa opozitën “mund të jetë: cakto një Kryeministër tjetër nga PS-ja, dil vetë,
bëj fushatë, ne hyjmë në koalicion bashkë PS-LSI. Ne PS-LSI nuk diskutohet,
domethënë që fitorja është e paparë dhe pas zgjedhjeve ti vazhdo prapë”.

Pra, ju po thoni se LSI-ja nuk ka pasur
pranë vetes njerëz të fortë dhe nuk i është përgjigjur Partisë Demokratike në
kohën e të fortëve me njerëz të fortë? Nuk e beson njeri këtë.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka
pasur asnjë deputet me rekorde kriminale. Njëri që doli më pas, që ne nuk e
dinim, u kap nga “Rilindja”, shumë mirë, nuk është më deputet. Lëvizja
Socialiste për Integrim nuk ka asnjë kryetar bashkie, që të ketë pasur apo të
ketë rekorde kriminale dhe gjithmonë, kur një zyrtar ka dalë me këto probleme,
LSI-ja është distancuar nga zyrtarë të tillë.

“Rilindja”, po të doni ju, meqenëse ma
prisni pyetjen me fjalën “Rilindja”…

Po, patjetër, se për mua është tjetër
PS-ja.

Thonë se nuk ishte besnikëri e Ilir Metës
takimi i partive të vogla më 17 maj tani…

Pse nuk ishte besnikëri?

Kështu thonë..

Thonë, sepse “Rilindja” donte zgjedhje pa
opozitën. Ilir Meta jua ka thënë me kohë që të bësh zgjedhje pa opozitën është
çmenduri, sepse ne e dimë çfarë ndodhi në vitin 1996, madje u bë me opozitën
atë vit dhe e dimë se çfarë ndodhi pas vitit 1996: ndodhi ‘97-a.

Kështu që qëndrimi ynë ka qenë shumë i
qartë. Edhe kur jam bërë President, jam bërë gjithmonë me idenë se kjo mund të
ndihmonte për të zgjidhur krizën dhe, e dyta, për të shpëtuar institucionin e
Presidencës nga një moment ilegjitimiteti në rast se opozita nuk do të hynte
vërtet në zgjedhje dhe Presidenti do të ngelej të zgjidhej nga një parlament i
kontestuar pa futjen e opozitës në zgjedhje. Por edhe në momentin kur jam
zgjedhur President në parlament, merreni, shikojeni, lexojeni, dëgjojeni se
çfarë kam thënë: “Do të bëjmë çdo përpjekje të fusim opozitën”.

Kjo ka qenë e vazhdueshme, madje edhe një
ditë para se të vinte zyrtari amerikan, Petrit Vasili ka dalë hapur dhe ka
thënë se kjo vizitë është një shans për të gjithë që ta mbyllim këtë punë me
një marrëveshje, të fusim opozitën se nuk duhet të bëhemi gazi i botës. Ditën
tjetër në mëngjes Petrit Vasili ka bërë prapë këtë deklaratë dhe unë kam bërë
të qartë që të zbatohet paketa “McAllister”, jam i gatshëm edhe të jap
dorëheqjen nga posti i Presidentit, që isha zgjedhur, meqenëse zgjedhja e
Presidentit ishte nga pikat e para të asaj pakete. Çfarë pabesie ka këtu?
Pabesia është që “Rilindja”, pabesinë që ka në gjak kërkon gjithmonë t’ua
faturojë të tjerëve.

“Rilindja” thotë: “Ilir Meta u tall me ne
që nuk iu përgjigj prej të paktën gjashtë muajve thirrjes apo, më mirë, ftesës
për koalicion për ta shpallur koalicionin”. E shpallte, në fakt, në forumet e
saj Partia Socialiste, por nuk merrte përgjigje nga Ilir Meta…

Së pari, Partia Socialiste ose lidershipi
i “Rilindjes” nuk ka qenë asnjëherë serioz në këtë çështje. Ne gjithmonë kemi
kërkuar të bëjmë një analizë për koalicionin katër vjet. Do të shpallim
koalicion ne për katër vjet? Do të bëjmë një analizë këta katër vjet se si
funksionoi koalicioni: çështjet programore, çfarë u realizua, çfarë nuk u
realizua, u hapën 300 mijë vende pune, u hapën 100 mijë vende pune, çfarë
efektiviteti patën këto koncesione, çfarë rezultati pati reforma në arsim.

Në qoftë se do ta bëjmë për katër vjetët e
ardhshëm, atëherë çfarë do të rishikojmë, çfarë do të përmirësojmë, se vërtet
janë bërë disa gjëra të mira, por janë edhe shumë gjëra që nuk janë bërë. Pra,
nuk ka pasur asnjëherë një vullnet real për një koalicion real; këto kanë qenë
lojëra medietike.

Në Shkodër, z. Meta, keni thënë: “Mafia e
plehrave është sponsorizuese e një marrëveshjeje të paqenë.” Çfarë keni
parasysh konkretisht?

Pa dyshim që mafia e plehrave është një
rrezik i madh për Europën, jo më për një vend të brishtë, si Shqipëria…

Në rastin konkret, patjetër që mafia e
plehrave në Itali është një problem shumë…


rastin konkret unë jam më tepër i shqetësuar për këtë fenomen, sepse është
fenomen tepër shkatërrues për imazhin e vendit në të ardhmen. Është një vend që
mbështetet fort te turizmi, te bujqësia, është një vend shumë i pasur me ujëra.
Janë një pasuri e madhe për vendin tonë, që nuk kemi ditur ta shfrytëzojmë siç
duhet deri më tani. Kështu që, do ta shikojmë e do ta ndjekim me tepër vëmendje
dhe vigjilencë këtë çështje bashkë me shoqërinë civile, me gjithë opinionin
publik.

Keni
thënë: sponsorizuese e marrëveshjes mafia e plehrave.

Ka
dyshime serioze për përpjekjen e tyre për të ndikuar politikisht në vend në
mënyrë që të ketë mundësi të bëhen këto veprime që s’i bëjnë dot vendet e tjera
që kanë institucione të forta e të qëndrueshme. Do t’i bëjnë në vendin tonë. Në
vendin tonë ku të gjithë jemi dëshmitarë që fikja në skanerat e doganave ku
kalojnë tonelata me drogë për në Itali ka ndodhur.

Pse
duhej të sponsorizonte atë marrëveshje dhe jo Meta-Rama ose Meta-Basha?

Ilir
Meta kurrë nuk do të mbështeste një vepër të tillë kriminale ndaj Shqipërisë
dhe të ardhmes së saj.

Ndërkohë
që të dyja herët e keni votuar ligjin…

Ka
qenë me kusht të qartë për monitorimin e shoqërisë civile dhe pas kthimit nga
presidenti kemi qenë të qartë që kjo gjë duhet ribërë nga e para me shoqërinë
civile dhe e kemi deklaruar që vetëm me ekspertët e shoqërisë civile, kur të
japin ata miratimin, ne do ta pranojmë këtë gjë. Sepse ligji si përmbajtje nuk
mund të themi që ka elementë kriminale.

Ka
marrë miratimin e Evropës

Nuk
po flasim për tekstin, por për zbatimin. Si tekst skaneri do të punojë gjithë
kohës. Si shpjegohet që skanerat fiken kur kalojnë 20 tonelata drogë për në
Itali? Kjo gjë mund të ketë ndodhur dhe mund të ndodhi edhe për mbetjet. Ndaj
duhet edhe një vëmendje mjaft e madhe. Ky nuk është vendi ynë. Ky është vendi i
fëmijëve tanë, nipërve tanë, mbesave tona e ka disa çështje ku duhet të jemi
ekstremist të përgjegjshëm para vendit.

Z.
Meta, për bashkëqeverisjen dhe përgjegjësitë e katërvjeçarit të kaluar e
akuzojnë LSI-në që nuk pranon përgjegjësi, por vetëm pranon ndarjen e posteve
në qeveri.

Kjo
është tërësisht e pavërtetë. Ua thashë, sa i takon ndarjes së pozicioneve LSI
ka patur një pozicion shumë më të rëndësishëm dhe shumë më ndikues në periudhën
e qeverisjes me PD, edhe pse ka qenë më pak e rëndësishme dhe më pak
përcaktuese. Asnjëherë nuk ka qenë kushtetuese e këtyre çështjeve.


dyti, LSI ka marrë ato përgjegjësi që ka. LSI ka bërë ndërrime ministrash etj.
LSI nuk mund të marrë përgjegjësi të mëdha të problemeve të qeverisë. Droga
është problemi më i madh, jo vetëm si drogë, por edhe si problem i inkriminimit
të një pjese të madhe të policisë dhe të strukturave të shtetit dhe favorizimit
të grupeve kriminale duke rritur ndikimin e tyre në jetën politike të vendit.
Gjë që është rrezik shumë i madh për një vend anëtar të NATO-s dhe për një vend
i cili ndodhet në një situatë gjeografike tepër kritike ku ka presione shumë të
mëdha të korridoreve të ndryshme.

LSI
ka pasur përgjegjësi për infrastrukturën rrugore.

Për
palmat e thara në autostradë nuk ka përgjegjësi LSI.

Po
“By pass”-i i Fierit?

Ato
janë vepra që mund të pyesni drejtorin e rrugëve, të filluara që në kohën e
qeverisë së mëparshme e që kanë pasur problemet e tyre me kontraktorë e
nënkontraktorë. Atë që mund të them është se buxheti i Ministrisë përgjatë
kryeministrit Rama, sepse siç kemi rënë dakord, ka qenë ai që vendos
prioritetet, ka qenë thuajse inekzistent. Fondet për transportin kanë kaluar te
FSHZH-ja, që varej direkt nga kryeministria.

Nuk
mund të bëjmë ne përgjegjës Panaritin, një ministër i shkëlqyer dhe me nivel të
jashtëzakonshëm, që ka bërë mjaft punë në zhvillimin e bujqësisë, për fondet
skandaloze që i janë akorduar bujqësisë. Ministri, LSI-ja, i ka ngritur
gjithmonë kur është bërë buxheti, por ai gjithmonë ka vendosur veton e vetë
duke shfrytëzuar edhe atë lloj besimi që ne i kemi dhënë që në fillim të
qeverisë. Por, LSI-ja padyshim ka bërë ndërrime, ka bërë spostime të individëve
të caktuar të saj në qeverisje, por këto nuk kanë qenë përgjegjësitë e LSI-së.

Vëzhguesit
kanë vënë re që këto qëndrime lidhur me përgjegjësitë e LSI-së në qeverisjen e
kaluar e ka mbajtur identikisht edhe z. Berisha…

Berisha
ka shumë të drejtë në këtë rast. Mund ta mbajë edhe Berisha këtë pozicion. Unë
nuk kam ndonjë kompleks nëse ai thotë ndonjë gjë të drejtë. Ai nuk thotë
gjithnjë gabim. Unë qesha kur ai thoshte për avionët me drogë. Isha unë ai që
thashë për mushkonjat në Divjakë. Nuk e mora seriozisht se si mund të vinin
avionët me drogë. Kujtova vërtetë mos ishin këto të Ministrisë së Shëndetësisë
që spërkasnin në Divjakë dhe zonat bregdetare. Po kur ra avioni me drogë
atje…

Po
rrëfeni sinqerisht që nuk e keni besuar?

S’e
kam menduar kurrë. Pastaj kur ra edhe avioni me drogë te pista e Ishmit e
kështu me radhë, thashë që Berisha duhet marrë pak më seriozisht.

A
është portë e hapur Berisha për aleancë?

Ne
aleancën e kemi me rininë e Shqipërisë. Kjo është aleanca më e fortë që kemi.

Z.
Meta, propozimi i korrikut 2016 për reformën në drejtësi u duk si sfidë ndaj
PS-së?

Pse
sfidë? A thoshte PS që gjëja më e rëndësishme për ne është vetëm reforma në
drejtësi? Këtë thoshte Edi Rama. Bëjmë çdo gjë vetëm reformën. Atëherë, mos të
bëjmë një sakrificë kaq të vogël? Miratojmë reformën. Ai a kishte pushtetin apo
reformën? Tepsinë apo reformën? Ai thoshte reformën.

Kjo
nuk kishte asgjë të keqe, përkundrazi, kjo synonte të impononte të dy palët të
shkonin drejt miratimit të reformës me konsensus qoftë edhe në këtë situatë.
Pastaj, një njeri si z. Meta, pse të mërzitet z. Rama kur them unë iki vetë nga
kryeparlamentar nëse reforma nuk miratohet me konsensus? Pse të mërzitet ai kur
them le të iki ky e ai vetëm që reforma të miratohet me konsensus sepse ky
është interesi i Shqipërisë për 20 vjet e jo 4, sa karriget tona.

Ajo
që ju deklaruat atëherë ka ndodhur sot. Sepse sot praktikisht kemi qeveri
ekspertësh, me atë qeveri po shkojmë në zgjedhje. Por ju jeni tërësisht të
pakënaqur sot. Përse?

Ajo
që po ndodh sot është se nuk kemi të bëjmë me qeveri ekspertësh. Kjo është
qeveri politike. Ç’janë ekspertët? Por më mirë kjo që po ndodh kështu se sa ne
të vazhdonim të shkonim në zgjedhje pa opozitën. Ajo do të ishte një humnerë e
paparashikueshme për vendin dhe për të gjithë duke filluar nga vetë Edi Rama i
pari. Kjo që po ndodh nuk është normale, sepse kjo qeveri vërtetë duhet të
punonte për të garantuar ndershmërinë dhe drejtësinë e zgjedhjeve. Nuk është
normale që në këtë task-force të ngritur nga dy persona dhe jo
nga vendim institucional i qeverisë, të mos ketë asnjë përfaqësues nga LSI-ja.
Të paktën ministrja e Integrimit Evropian, sepse kemi të bëjmë me reformën e
Administratës publike, kemi të bëjmë me standardin e zgjedhjeve që ka të bëjë
me vlerësimin e rëndësishëm për çeljen e negociatave. Megjithatë më mirë
kështu, se sa në zgjedhje pa opozitën.

Z.
Meta kishim disa që flisnit në një mënyrë dhe në mesazhe të koduara, “me qetësi
dhe me dashuri”, “kur them po është po”. Përse e dekoduat gjuhën tani, çfarë
ndodhi? Tani keni kaluar në kërcënime direkt…

Unë
nuk po bëj kërcënime ndaj qytetarëve për votën e tyre, siç po bëjnë të tjerët.
Nuk po bëj presione ndaj qytetarëve kundër votës së tyre. Nuk po bëj presione
ndaj partive të tjera siç po bëjnë ata jo thjeshtë ndaj LSI, dhe normale, kjo e
nderon LSI në një farë mënyrë si forcë politike, pavarësisht se nuk i shërben
një fushate të qetë, normale, demokratike ku shpalos secila forcë programet, e
nderon sepse kjo tregon që LSI-ja është vërtet forcë e parë dhe ky shqetësim,
sepse po të ishte një forcë e zakonshme apo siç ka qenë 4 vjet më parë, apo 8
vjet më parë, natyrisht nuk do të harxhohej kaq shumë kohën dja LSI-së.

Unë
në rast se po bëj presion, po e bëj ndaj atyre që cenojnë apo duan të cenojnë
standardin e zgjedhjeve dhe demokracinë në Shqipëri. Nuk po bëj presion ndaj
asnjë qytetari të Shqipërisë se si duhet të votojë.

Madje
shfrytëzoj këtu mundësinë t’ju themi të gjithëve, të gjithë të marrin pjesë në
votime, të jenë të sigurt që vota e tyre do të numërohet drejt, dhe ajo që dua
t’ju them është edhe në rast se nuk kanë besim tek LSI-ja, përsëri duhet të
votojmë për demokracinë, duhet të bëjmë një zgjedhje tjetër, sepse edhe në
qoftë se ata nuk duan të merren me politikë, politika do të merret prapë 4 vjet
me ta. Kështu që është më mirë të mos u mbetet merak të thonë fjalën e tyre, të
thonë zërin e tyre.

Sot
në kohë fushate z. Meta ju flisni për Kapitenin e Kanabisit kur pi drogë,
republika e drogës, etj. Njerëzit me kaq shumë sa kanë dëgjuar në 27 vite kanë
arsye të mendojnë, do të pajtoni me mua “se kohë fushate është”. Në kohë
fushate e lëshojnë dorën dhe pastaj më vonë thonë se fushatë ishte ajo?


gjithë jemi në vlerësimin e qytetarëve shqiptar. Angazhimi im kundër drogës ka
qenë, është dhe do të jetë i vendosur. Dhe si President, duke njohur edhe
përgjegjësitë që ka Presidenti për Sigurinë Kombëtare, do të jem tepër aktiv
përsa i takon luftës kundër drogës, kontrollit të kufijve, luftës kundër krimit
të organizuar dhe gjithçka që ka të bëj me forcimin e sigurisë kombëtare të
Shqipërisë dhe do të bashkëpunoj shumë ngushtë me SHBA dhe me partnerët tanë
kryesore në NATO për këtë qëllim. Kjo është një betejë shumë e rëndësishme që
ka të bëj jo vetëm me sigurinë kombëtare por ka të bëj edhe me të ardhmen e
ekonomisë së Shqipërisë.

Kur
ju pyesin këto ditë z. Meta nëse LSI do të bëj koalicion me PS ju keni një
përgjigje të gatshme thoni pyesni Petrit Vasilin. Unë mbasi e kam pyetur Petrit
Vasilin supozoj, dua një përgjigje edhe nga Ilir Meta si e mendon këtë gjë,
është e pamundur tashmë apo përsëri nuk thuhet kurrë në politikë?

Sipas
z. Ruçi është e pamundur dhe unë e respektoj zgjedhjen e tij. Sipas vlerësimit
tim, LSI do të jetë forca kryesore, do të jetë forca kryesore që do të formojë
dhe do të drejtojë qeverinë e ardhshme. Natyrisht këtë mandat sot e ka Petrit
Vasili, ai është kandidat për kryeministër.

Por
nëse do t’i duhej Petrit Vasilit edhe pak vota për ta bërë qeverinë, do të
kërkonte bashkëpunimin me PS?

Këtë
gjë nuk e di. Unë besoj që ai do të bëj veprimet më të përgjegjshme dhe më
transparente, sepse Petrit Vasili është një politikan me shumë integritet.

Përsëri
pa pyetur Petrit Vasilin meqenëse nuk e kemi këtu, me PD mund të përsëritet
viti 2009?

Nuk
mund të jap asnjë përgjigje për këtë çështje. Për LSI është e qartë objektivi
për të qenë forcë e parë, për të qenë forcë fituese në këto zgjedhje, jo
thjeshtë për të realizuar një ambicie, por për t’i dhënë një drejtim të ri
Shqipërisë, sepse ai që është forcë e parë ka rolin kryesorë për drejtimin e
vendit.


qoftë se do të klasifikonim dy të këqija, cila do të ishte e keqja më e madhe
nga pikëpamja e moralit, një ribashkim me PS apo një ribashkim me PD, gjithmonë
në koalicionet për qeverinë, apo janë të dyja njësoj moralisht?

Unë
nuk dua të vë nota morale këtu. Natyrisht që përgjegjësinë morale e ka më shumë
ai që ka më shumë mekanizma në dorë dhe ka mundësi të tregojë se sa demokrat,
se sa i përgjegjshëm, se sa i arsyeshëm është. Pra nuk mund të themi që një
njeri që ka shumë gjëra në dorë dhe një njeri shumë pak gjëra në dorë kanë të
njëjtën përgjegjësi.

Por
mbetet ende mjaft për të parë në këto 10 ditë për të dhënë një gjykim
përfundimtar. Ajo që është e qartë dhe që besoj që gjithë Shqipëria e mori vesh
edhe dje, është që LSI do të jetë forcë e parë në këto zgjedhje dhe ky do të
jetë një ogur shumë i mirë për Shqipërinë dhe shpresoj që edhe forcat e tjera
politike të përfaqësohen në parlament, të kemi një parlament me zëra të
ndryshëm, me ngjyra të ndryshme, në mënyrë që të kemi një parlament sa më
demokratik.

Pyetja
është për Ilir Metën President. Në Kosovë përfunduan zgjedhjet, jemi në pritje
të formimit të qeverisë. Si e sheh procesin në Kosovë është si ndodhi dhe cila
do të ishte, mendoni ju një zgjidhje, një kabinet qeveritar…

Nuk
kam qenë i fokusuar shumë për shkak të ngjarjeve këtu. Ka një dinamikë tepër
interesante në Kosovë. Ajo që dua të them, shpresojmë që të jetë një koalicion
i qëndrueshëm që të realizoj disa objektiva që nuk i realizoi koalicioni i mëparshëm,
PDK-LDK. Të shohim, shpresojmë në përgjegjshmërinë e politikanëve të Kosovës
për të arritur këtë qëllim.


Maqedoni kriza u zgjidh kundër vullnetit të Gruevskit dhe të Ivanovit, por
ndoshta keni pasur mundësi ta ndiqni diçka më tepër se u zgjidh më herët. Si e
shikoni?


Maqedoni gjërat po funksionojnë shumë normalisht. Është një situatë do të
thosha shumë pozitive për të gjithë sepse kriza e Maqedonisë ishte një krizë
mjaft e rrezikshme. Përsa i takon Maqedonisë, mendoj që problemi kryesor është
një rrezik i defaktorizimit të faktorit shqiptar. Krijimi i disa partive dhe
mungesa e një bashkëpunimi efektiv midis tyre, sepse nuk është keq se janë
katër parti, por mungesa e një bashkëpunimi të tyre për çështjet më të
rëndësishme të shqiptarëve, është një shqetësim për defaktorizimin e tyre.

Nuk
ka gjumë për Ilir Metën këto 10 ditë thatë dje, çfarë do të thotë, se kjo mund
të jetë thirrje për të mbajtur gjallë militantët…

Nuk
tremb asnjë njeri. Këto janë 10 ditë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë për
20 vjet. Jo vetëm për Ilir Metën, por të gjithë të rinjtë dhe të rejat e
Shqipërisë nuk kanë gjumë këto 10 ditë.

Do
të jetë e qetë dita e zgjedhjeve, do ta shikoj Evropa më në fund me zgjedhje të
pranuara nga të gjithë, të qeta. Si mendoni?


pari duhet të kuptojmë që për fat të keq, për shkak të PD dhe PS, standardi i
zgjedhjeve është cenuar prej kohësh, që nga mosmiratimi në kohë i ndryshimeve
në Kodin Zgjedhor, që nga mosmiratimi në kohë i rekomandimeve të OSBE-ODIHR të
dy zgjedhjeve të mëparshme, dhe kjo është përgjegjësi e tyre, nuk është
përgjegjësi as e LSI- së as e partive të tjera. Që nga kriza që u krijua, që
nga dhe marrëveshja e tyre, është marrëveshje që ka cenuar rëndë edhe kodin, ka
cenuar rëndë edhe garën.

Pra,
standardet si standarde nuk mund të themi që janë një hap përpara as në raport
me zgjedhjet e kaluara. Por e rëndësishme është tani për këtë situatë që kemi
dhe për këto standarde minimale, të kemi një proces të gjithëpranuar dhe të mos
guxoj njeri të vër dorën mbi votën e shqiptarëve.

Si
standarde i qamë, nuk është një hap përpara…

I
qau PD-ja dhe PS, sepse ato kanë mbi 20 vjet që gjithmonë zihen për çdo gjë,
vriten për çdo gjë, e shëmtojnë Shqipërinë për çdo gjë, e degjenerojnë imazhin
e Shqipërisë në botë kudo për çdo gjë, por vetëm për një gjë gjithmonë merren
vesh: që të mos ketë asnjëherë një reformë zgjedhore në kohë, të ndershme,
transparente, sepse të dyja i bashkon frika nga zgjedhjet e lira, normale dhe
demokratike dhe dëshira për të monopolizuar çdo gjë në këtë vend në një mënyrë
jo demokratike dhe jo transparente.

Z.
Meta, ju falënderoj që ishit në “KAPITAL” dhe ju uroj suksese në detyrën e
Presidentit të Republikës.

Edhe
unë ju falënderoj juve dhe gjithë teleshikuesit tuaj që na ndoqën dhe i uroj të
gjithë që në këto ditë edhe ata të kontribuojnë sa më me qetësi sipas
preferencave dhe bindjeve të tyre politike për një fushatë sa më pozitive dhe
demokratike. Në fund fare u them edhe një herë se të gjithë duhet të shkojnë të
votojnë pavarësisht se për kë do të votojnë.