Meta-kreut të ri të PE-së: Kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë

466
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta uron Presidentin e ri te Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.
Meta ne mesazhin e tij te urimit drejtuar, Tajani shprehet se zgjedhja e tij ne krye te Parlamentit Evropian do te kontribuoje ne avancimin e perspektives evropiane te Shqipërisë dhe rajonit tone si dhe shprehu bindjen e plote për forcimin e bashkëpunimit mes Kuvendit te Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian. Kryetari i Kuvendit Meta e ka ftuar njëkohësisht Presidentin e ri Tajani për një vizite zyrtare ne Tirane.
LETER URIMI
Drejtuar:
Sh.T.Z. Antonio TAJANI
President i Parlamentit Evropian
BRUKSEL
I nderuar Shkelqesi,
Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm zgjedhjen Tuaj në postin e Presidentit të Parlamentit Evropian dhe me këtë rast më lejoni në emër të Kuvendit të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta për detyrën e re fisnike që ndërmerrni. Shpreh bindjen e plotë se me eksperiencën e gjerë që gëzoni në institucione të rëndësishme të Bashkimit Evropian, do të kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe tërë rajonit të Ballkanit, si një nevojshmëri gjeo-politike evropiane, ndaj dëshiroj të rikonfirmoj vullnetin tonë të plotë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian.
Kam patur kënaqësinë të takohemi së bashku në të kaluarën dhe shpresoj të rishihemi së shpejti, ndaj përfitoj nga rasti t’ju ftoj për një vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të kemi mundësi të diskutojmë nga afër rreth bashkëpunimit tonë në të ardhmen. Duke shprehur dhe një herë urimet e mia më të mira për një veprimtari Tuajën plot përgjegjësi dhe suksese, lutem pranoni, i nderuar President, ndjenjat e konsideratës time më të lartë.
Sigal