Meta krahason Ramën dhe Bashën me shushunjat: Dy ish-emigrantët të ikin nga Shqipëria

505
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha se kanë bërë marrëveshje fshehurazi për të marrë koncesionet.
Ai gjithashtu bëri thirrje nga Lushnja që dy kryetarët të largoheshin nga Shqipëria, dhe emigratët të ktheheshin në vend.

“ Njerëzit duan të ikin nga Shqipëria sepse siç shkruante Dritëroi në vitin ’94 kur Saliu i parë u çmend dhe donte të bënte dhe ai një Kushtetutë të merrte një tepsi të madhe për vete, Dritëroi shkroi: Në vendin tim në vendin tënd, një kokë e çmendur të gjithë po i çmend. Ndaj i bëj thirrje 600 mijë të rinjve dhe të rejave t’u mos u shkojë mendja të largohen nga vendi më i bukur në botë. Por jo vetëm të rikonfirmojnë votën për LSI-së si forcë e parë por dhe të kërkojnë votën e familjarëve.

1 milionë shuplaka kundër oligarkisë. Marrëveshje që të marrin si shushunja fshehurazi koncesionet. Shqiptarët janë të mençur dhe para se të ikin 56% e shqiptarëve për shkak të këtyre të dyve, të kthejmë këta në emigracion e shqiptarët të kthehen në Shqipëri,” tha Meta.
Sigal