Meta – Kotzias: Ekziston vullneti për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura.

463
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në Kuvend Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë z. Nikos Kotzias me të cilin biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimeve në rajon.
Kryetari i Kuvendit z. Meta i uroi mirëseardhjen në Tiranë Ministrit të Jashtëm të Greqisë z. Kotzias dhe duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si shumë të mira në të gjitha nivelet, theksoi se e ardhmja e bashkëpunimit greko-shqiptar është shumë e rëndësishme për tërë rajonin. 
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë z. Nikos Kotzias vlerësoi lidhjet e forta që ekzistojnë mes Greqisë dhe Shqipërisë si dhe miqësinë e vjetër mes dy popujve, duke nënvizuar se në interes të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, Greqia ka vullnetin për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura. 
Z. Kotzias rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e plotë të Greqisë për avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, ku faktori shqiptar ka një domethënie të veçantë. Në këtë kuadër u theksua se forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar ka një rëndësi të veçantë.
Kryetari i Kuvendit z. Meta vlerësoi gjithashtu vullnetin e Greqisë për t’i parë pozitivisht çështjet e trashëguara nga e kaluara dhe shprehu mirënjohjen në mënyrë të veçantë për qëndrimin dhe përqasjen realiste të Greqisë ndaj Kosovës, si një kontribut për sigurinë e stabilitetin rajonal. 
Në përfundim të takimit u shpreh vlerësimi i përbashkët për urën e fortë lidhëse që përfaqëson minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi.
Sigal