Meta-Konoe: Kuvendi inkurajon rolin aktiv të Kryqit të Kuq

424
Kryetari i Kuvendit z.Ilir Meta priti sot Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe z. Tadateru Konoe. Gjatë fjalës së toj në takim, Meta e falënderoi z.Konoe për kontributin e jashtëzakonshëm të Kryqit të Kuq në Shqipëri në vite.
Z. Meta duke vlerësuar misionin fisnik dhe punën e jashtëzakonshme të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në botë, vuri në dukje se Kuvendi inkurajon rolin aktiv të organizatës në mbështetje të çështjeve humanitare që kërkojnë vëmendje në Shqipëri e në rajon.
Sigal