Meta-Kitaroviç: Marrëdhëniet Shqipëri- Kroaci, në nivel Partneriteti Strategjik. Diskutohet për Ballist Morinën

132
Ilir Meta: Marrëdhëniet Shqipëri-Kroaci të ngrihen në nivel Partneriteti Strategjik
Presidenti Meta takohet me Presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, flasin edhe për Ballist Morinën
Presidenti i Republikës Ilir Meta, në takimin e zhvilluar dje me Presidenten e Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar-Kitaroviç, në Zagreb, shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fortë që Presidentja Grabar-Kitaroviç dhe Kroacia i kanë dhënë Shqipërisë veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian. Duke iu referuar lidhjeve të forta historike dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe vizionit të përbashkët euroatlantik, Presidenti Meta theksoi se, ka ardhur koha që këto marrëdhënie të ngrihen në nivelin e Partneritetit Strategjik. Meta vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptar, që jeton në Kroaci si urë lidhëse në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve. Të dy Presidentët ranë dakord që, në kuadrin e vitit të Skënderbeut, të zhvillojnë një vizitë të përbashkët tek komuniteti 300-vjeçar i Arbanasve të Zarës. Të dy Presidentët theksuan domosdoshmërinë e vijimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vlerësuan rolin shumë të rëndësishëm që mund të luajë në këtë drejtim Procesi i Brdo-Brijunit. Presidenti Meta shprehu besimin në mbështetjen e Kroacisë për çeljen së shpejti të negociatave të anëtarësimit në BE, mbështetje shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe inkurajuese për vijimin e reformave dhe përmbushjen e

kritereve të nevojshme. “Është jetike për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor një agjendë gjithëpërfshirëse dhe afate konkrete anëtarësimi në BE – nënvizoi Presidenti

Meta. Presidentët Meta dhe Kitaroviç ranë dakord që vizita shtetërore e Presidentes
kroate në Shqipëri të zhvillohet në muajt në vijim.
Zbardhen detajet/ Meta me presidenten kroate diskuton edhe për Ballist Morinën
Presidenti Ilir Meta prej ditës së djeshme është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Kroaci. Në këtë vizitë Presidenti është takuar me homologen e tij, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Në fokus të këtij takimi kanë qenë disa tema, duke veçuar marrëdhëniet mes dy shteteve dhe të ardhmen e tyre. Po ashtu mësohet se në fokus të takimit ka qenë dhe Ballist Morina, i cili ndodhet i arrestuar në ketë vend. Meta dhe Kitarovic kanë diskutuar për Morinën për të gjetur një zgjidhje për këtë rast. President Meta në kohën kur Ballist Morina ishte drejt ekstradimit në Serbi thirri në një takim ambasadoren kroate në Shqipëri. Pas këtij takimi Kroacia vendosi që të mos lejonte ekstradimin e Morinës për në Serbi.
Meta dhe Kitaroviç kanë diskutuar për Morinën për të gjetur një zgjidhje për këtë rast. President Meta në kohën kur Ballist Morina ishte drejt ekstradimit në Serbi thirri në një takim ambasadoren kroate në Shqipëri. Pas këtij takimi Kroacia vendosi që të mos lejonte ekstradimin e Morinës për në Serbi.