Meta: Kënaqësi të prisja një përfaqësi të Komisionit të Venecias

441
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim, delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ka ardhur në Shqipëri për të dhënë opinionin e tij lidhur me vendimet e marra nga Meta për çdekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe caktimin e një date të re zgjedhjesh vendore. Ky opinion iu kërkua ndërkombëtarëve nga mazhoranca në parlament, në kuadrin e procesit që ka nisur për shkarkimin e kreu të shtetit.

Meta shkroi në Twitter pas takimit  se qe “kënaqësi të prisja sot një përfaqësi të Komisionit të Venecias. Nëse do të ishin respektuar rekomandimet e tyre në të kaluarën, Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë,” ka theksuar ai në përfundim.