Meta jep zgjidhjen e papritur: Të vijë Rexhep Mejdani në vendin tim, unë do të dal në garë

668
Sigal

Presidenti Ilir Meta në Konferencë për shtyp është shprehur se zgjedhjet e lira do të jenë guri i fundit i Shqipërisë për të marrë një përgjigje pozitive nga BE për çeljen e negociatave ndaj ai ka ftuar kryeministrin Edi Rama të reflektojë dhe të mendojë për zgjedhjet lokale të datës 13 tetor të dekretuar prej tij.

Gjithashtu Presidenti Meta ka këshilluar KQZ-në të nisë punën për organizimin e zgjedhjeve në këtë datë dhe të mos bjerë në paligjshmëri. Gjithashtu ai u ka bërë apel dhe palëve politike të marrin pjesë në këto zgjedhje për të mos vonuar më ecjen e Shqipërisë para në integrimin evropian.

“Mos realizimi i zgjedhjeve ne 13 tetor, do të jetë kosto serioze në pikëpamjen ligjore, por është penalizmi i sigurtë, 101 % për çeljen e negociatave të Shqipërie në tetor.

Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin, jo të votojnë dhe kjo është detyrim që u takon të gjithëve.

Po kështu qeveria e konsideron normale, unë nuk i kam kërkuar as kryeministrit që të japë dorëheqjen, pavarësisht se kjo është kërkuar nga opozita”. tha Presidenti.

Gjithashtu Meta ka paralajmëruar dhe tërheqjen nga posti i Presidentit nëse nuk arrihet konsensusi politik dhe zbatimi i dekretit të tij për mbajtjen e zgjedhjeve në 13 tetor.

“Unë s’kam patur iluzione, që Shqipëria do organizojë zgjedhje daneze, kjo është çështje që kërkon kulturë tjetër.

Presidenti do japë shembullin personal, nëse s’do bëjmë zgjedhje në 13 tetor, do bëjnë zgjedhje Presidenciale.

Presidenti është dhe më i hapur, nuk ka frikë nga vota e shqiptarëve, që në rast se do kryeministri të lerë dhe detyrën e Presidentit, gjithmonë duke konkurruar në 13 tetor, por me një kusht që në këtë zyrë të vij një person me shumë integritet dhe që ka qenë në këtë zyrë dhe që ka provuar që mbrojtja e interesit kombëtar, pra të jetë profesor Rexhep Meidani”, tha ai.