Meta jep përgjigje në do shkohet në zgjedhje pa opozitën…

448
Sigal

“Njoftojini të gjithë që pluralizimi ka ardhur që në 1990,” kjo ka qënë përgjigjia bashkëqeverisësit të Ramës, pas deklartës së fortë të këtij të fundit kur tha se PS mund të hyjnë dhe vetme pa opozitën dhe LSI në zgjedhjet e qershori. Meta shtoi se zgjedhjet nuk duhet të minohen dhe se mesazhet po keqinterpretohen.
“Duhet punuar për të çuar para zgjedhjet jo ti minojmë. Larg qëndrimeve që sjellin pasoja katastrofike,” tha Meta.
Këtë deklaratë Meta e mbajti pas një aktiviteti në një shkollë, ku dhe aty u pa se Kryetari i Bashkisë Veliaj kishte bërë bashkë kreun e LSI me Ministren e Arsimit, Nikolla edhe pse prej ditësh mes aleatëve në qeveri, po zjen një debat i madh edhe në lidhje me arsimin e lartë.
E në fakt si për ironi aktiviteti kishte në fokus po arsimin, pasi nxënësit e shkollës Kongresi i Lushnjës falë investimeve të Bashkisë së Tiranës do të mësojnë në ambjente të restauruara. E mes Veliajt dhe Metës pati dhe batuta.