Meta: “Jemi kundër urrejtjes ndaj njëri-tjetrit”

57

Ilir Meta: LSI, faktor i domosdoshëm i stabilitetit të vendit dhe për të detoksikuar klimën politike në vend

Kryetari iLSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm iLSI-së, Luan Rama, ka zhvilluar një takim  në Komunën e Krutjes me anëtarë dhe simpatizantë tëLSI-së në këtë komunë si edhe në Komunat Bubullimë edhe Kolonjë, komuna të Qarkut të Fierit. Në fjalën e tij para qindra të pranishmëve z. Meta deklaroi seLSIështë sot më e vendosur se asnjëherë tjetër që potencialin e jashtëzakonshëm të banorëve të Krutjes, Bubullimës, Kolonjës por edhe të gjithë Myzeqesë për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë vendit, ta vërë më mirë në lëvizje në të ardhmen përmes rritjes dhe fuqizimit të skemave mbështetëse për prodhimet bujqësore, për agro-përpunimin, për uljen e kostove të prodhimeve tuaja. “Ne jemi ndryshe nga ata të cilët përpiqen të helmojnë çdo ditë qytetarët shqiptarë me akuza, me fyerje, që përpiqen të shfrytëzojnë çdo tribunë, që nga Parlamenti, e kudo tjetër vetëm për të mbjellë urrejtje ndaj njëri-tjetrit. Ndërkohë që të gjithë ne e dimë shumë mirë se ajo që kërkohet për të ecur përpara dhe më shpejt në rrugën e integrimit evropian është bashkëpunimi midis forcave politike, bashkëpunimi midis gjithë qytetarëve tanë, kudo ku ata jetojnë. Ndaj të gjithë shqiptarët që kërkojnë ura bashkëpunimi midis njëri-tjetrit dhe jo mure ndarëse, i kanë kthyer sytë ngaLSI-ja me besimin se duke fuqizuarLSI-në në 23 qershor do të ndihmojë që vendi të ketë një Parlament tjetër, më të përgjegjshëm, më të arsyeshëm, një Parlament që i voton ligjet që kërkon integrimi evropian i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, një Parlament që diskuton për problemet e bujqësisë dhe të Myzeqesë që të duket sikur Shqipëria ndodhet ende në vitin 1992, për shkak të konfliktit politik që pasqyrojnë drejtues të forcave të tjera politike”, tha z. Meta. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi seLSIdo të vazhdojë të sillet në mënyrë europiane, do të vazhdojë me shpirtin e saj proeuropian të fuqizojë mesazhin e saj të bashkëpunimit, mesazhin e saj të integrimit, mesazhin e saj të modernizimin të shoqërisë sonë përmes pjesëmarrjes dhe jo përjashtimit, përmes bashkëpunimit dhe ndarjeve, përmes dashurisë dhe jo urrejtjes. Ne jemi të bindur se qytetarët tanë ndeshen me sfida të vështira që kanë bëjnë me përballimin e jetesës së përditshme, me edukimin, me shkollimin e fëmijëve të tyre dhe këto janë sfidat me të cilat ne merremi dhe do të merremi, sot dhe në të ardhmen”, u shpreh ai. Duke përfunduar fjalën e tij në takimin e zhvilluar në Komunën Krutje para qindra anëtarëve dhe simpatizantëve tëLSI-së, Kryetari iLSI-së, Ilir Meta, i bëri  thirrje  palëve politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për të krijuar një klimë sa më pozitive për zhvillimin e biznesit dhe të sipërmarrjes së lirë sepse në këtë mënyrë sipas tij ndihmohen shqiptarët për të ruajtur vendet e punës, ndihmohen shqiptarët që të gjejnë vende të reja të punës.