Meta: Ja kur do të mblidhet seanca për 7 ligjet

496
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur pë mediat pas takimit me ambasadoretn gjermane. Meta ka bërë me dije se është diskutuar për miratimin e 7 ligjve organike të reformës. Kryeparlamentari ka paralajmëruar mbledhjen e seancës, sapo palët politike të jenë gati dhe të kenë diskutuar programet e tyre. 
“Të miratohen 7 ligjet organike të reformës. Po diskutojmë për kohën e mbajtjes së seancës së duhur sa më shpejt të jetë e mundur. Jemi në proces diskutimesh edhe me Xhafajn, edhe me Bylykbashin, edhe me dy ambasadorët Lu e Vlahutin. Ju them me siguri që deri më 11 gusht deputetët do të jenë të qetë të vazhdojnë me programet e tyre. Do respektojmë të gjitha afatet që ndihmojnë Shqipërinë të marrë rekomandim poziviv nga komisionet për hapjen e negociatave. Kur të jemi të bindur se po shkojmë drejt një seance të suksesshme do mblidhemi. Të gjithë janë të angazhuar pozitivisht. Xhafaj dhe Bylykbashi të bëjnë pushimet dimërore”, ka deklaruar Meta.
Sigal