Meta: Imuniteti, rruga më e mirë dhe më efikase është konsensusi parlamentar

63

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta i bënë sërish apel politikës që mos të shpërdoroi kohën për përfitime por të plotësoi sa më parë kriteret për marrjen e statusit kandidat. Këtë apel z. Meta e ka bërë në hapjen e Kampingut të Lëvizjes Rinore për Integrim në Jalë, ku po pushojnë 600 të rinj nga LRI-ja e qarkut të Fierit. Duke vlerësuar kontributin që ka dhënë LSI-ja, si në kuadër të liberalizimit të vizave dhe ruajtjes të stabilitetit politik, z. Meta ka theksuar se: “Ne kemi bërë gjithçka që mund të bëjë një forcë e përgjegjshme për të nxitur reformat dhe konsensusin që i përshpejton ato në vendin tonë . Ndaj tha ai, ne gjejmë rastin përsëri t’i ftojmë aktorët politikë, të mos e shpërdorojnë kohën  që është tepër e çmuar në ditët që po kalojnë ,në javët që po vinë për ti dhënë Shqipërisë statusin për 100- vjetorin e pavarësisë dhe tw krijimit të shtetit tonë”. Më pas, duke folur për situatën më të fundit politike, që është heqja e imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë, Kreu i LSI-së, z. Meta ka shprehur dhe njëherë vullnetin e forcës që ai drejton për zgjidhjen në mënyrë përfundimtare të kësaj çështje.  “Ne  kemi qenë prej vitesh, tha z. Meta, për heqjen e imunitetit për politikanët dhe për të gjithë zyrtaret e lartë që ata atë barazohen më të gjithë qytetarët e tjerë. Ndaj ne e gjejmë rastin shtoi ai, përsëri të theksojmë se, kjo është e domosdoshme, kjo është një kërkesë  jo vetëm e partnereve ndërkombëtarë, por edhe qytetarëve shqiptarë, për të cilën ata mund të shprehen e dhe me referendum, por është rruga më e mirë ,më e shpejtë më efikase që të realizohet  përmes një konsensusi parlamentar  gjate 2-3 javëve të ardhshme”. Duke ju drejtuar të rinjve pjesëmarrës, z. Meta ka vlerësuar punën e tyre të bërë në të gjitha fushatat elektorale ku LSI-ja ka konkurruar më kandidatët e vetë, ndaj z. Meta shprehu dhe njëherë bindjen se, ne të gjithë së bashku do të japim një kontribut të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm për progresin e Shqipërisë.