Meta: Impulset nuk kanë të bëjnë me emrat në Qeveri

420
Me “impulse”, Ilir Meta nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshime emrash në kabinetin qeveritar. Këtë qëndrim, kreu i LSI-së e ritheksoi në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës këtë të enjte. “Impulset nuk kanë të bëjnë me emrat, por kanë të bëjnë me domosdoshmërinë për të shtuar energji të reja dhe për të arritur rezultate më të prekshme sepse sfidat janë shumë të mëdha”, tha Meta.
Sa për akuzat që e lidhin emrin e tij me aferën CEZ-DIA, ai e quajti edhe njëherë manipulim shkrimin e rrjetit investigativ BIRN, duke shtuar se emri i tij nuk është përmendur në asnjë raport. “Ju niseni nga një shkrim i manipuluar i BIRN dhe harroni reagimin që thotë se nuk përmendet emri im. Sigurisht është emri i një ish-kryeministri dhe kjo është bërë publike tashmë, por unë nuk dua të përmend emra”, tha Meta.
Sigal