Meta-Hyseni: Shqipëria mbështetje për heqjen e vizave për Kosovën

430
Sigal

Shqipëria do të mbështesë Kosovën për liberalizimin e vizave për qytetarët e me zonën Schengen. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës Skënder Hyseni.

Meta shprehu mbështetjen e Shqipërisë për forcimin institucional dhe demokratik të Kosovës si një nevojshmëri për mirëqenien e qytetarëve dhe si një domosdoshmëri për rajonin.

Meta dhe Hyseni biseduan mbi rritjen e bashkëpunimit mes dy ministrive të brendshme të Shqipërisë dhe Kosovës duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së sigurisë rajonale dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar. 

Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës me zonën Schengen, dhe theksoi se Shqipëria dhe Kosova, si dhe të gjitha vendet e rajonit tonë duhet të eliminojnë barrierat që pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.