Meta-homologut slloven: Reformën në drejtësi e përmbushim brenda pranverës

466
Kreu i parlamentit të Sllovenisë, Milan Brglez, shprehu bindjen se Shqipëria do të arrijë të realizojë me sukses reformën në drejtësi.
Teksa iu drejtua deputetëve në një fjalë përshëndetëse në Kuvend, ai dha garancinë se Sllovenia do të vijojë të mbetet një partner i vendosur i rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Brglez: Duke pasur parasysh raportet e Komisionit të Venecias, Këshillit të Europës në lidhje me këtë çështje kam besimin se ju do të jeni të suksesshëm në përpjekjet tuaja gjithëpërfshirëse.Sllovenia mbetet një partner i vendosur i rrëgëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe jam optimist se përgjatë kësaj rruge mund të bëjmë ndryshime shumë të rëndësishme në dobi të parlamenteve, vendeve dhe qytetarëve tanë. Ne jemi këtu për qytetarët tanë.
Ndërkaq kreu i Kuvendit Meta e siguroi homologun slloven se reforma në drejtësi do të përmbushet brenda pranverës.
Meta: Kam kënaqësinë ta siguroj për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe njëkohëshsisht ta siguroj se me shumë përgjegjshmëri ne do ta përmbushim reformën në drejtësi brenda pranverës në mënyrë që ti japim Sllovenisë edhe një argument më të fortë për të luftuar për përparimin e integrimit europian të Shqipërisë në BE.
Meta dhe Brglez nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit mes Parlamenteve të dy vendeve.
Sigal